Mjekësi e përgjithshme

qer162016

Karcinoma e tiroides post-radioterapi onkologjike në moshë pediatrike

tags: Tiroide

Karcinoma e tiroides është një komplikacion i shpeshtë i radioterapisë onkologjike në moshë pediatrike. "Incidenca e këtij tumori, - shpjegojnë Vincenzo Di Donna dhe Salvatore Maria Corsello nga Fondacioni poliklinik "A. Gemelli" në Romë, - rritet në mënyrë thuajse lineare për dozë <10 Gy, duke u stabilizuar në dozat 10-30 Gy, për t'u reduktuar më pas në doza më të mëdha".

Një studim i fundit retrospektiv ka hetuar ndikimin e mundshëm të faktorëve të tjerë që mund të modifikojnë raportin dozë-përgjigje në këtë popullatë pacientësh. Janë përfshirë në studim 4.338 pacientë të trajtuar për tumore malinje të rënda (duke përjashtuar karcinomën tiroidene) të shfaqur para moshës 16 vjeç, me mbijetesë prej të paktën 5 vitesh.
Follow up-i mesatar ka qenë me 27 vjet pas tumorit të parë dhe ≥ 30 vjet në 1.560 pacientë.

Në një periudhë përfshi mes 8 dhe 47 vjetëve pas neoplazisë së parë, 55 pacientë kanë zhvilluar një karcinomë të tiroides e konfirmuar në mënyrë histologjike dhe në 49 prej këtyre i ishin nënshtruar radioterapisë. Të gjitha të dhënat u nxorën nga kartelat klinike, databazat dhe regjistrat në dispozicion. Të dhënat dosimetrike në mungesë u përllogaritën nëpërmjet një softëare të realizuar enkas nga autorët.
"Incidenca e karcinomës tiroidene ka rezultuar 20 herë më e madhe në krahasim nga sa është pritur në popullatën e përgjithshme, - thotë Corsello, - me një pik në 10-20 vjetët pas terapisë së tumorit të parë".

Dolën faktorë të tjerë në gjendje për të rritur riskun e karcinomës tiroidene, të tilla si: një splenektomi kirurgjikale ose radiologjike, një terapi shoqëruese me nitrosoure, shtimi i BMI, veçanërisht nëse është mbi 25 kg/m2. Ndërsa risku ka qenë lehtësisht i reduktuar me një dozë > 5 Gy në hipofizë.

Ndërkaq, vlerësimi i riskut për karcinomën e tiroides post-radioterapi për kancerin në moshë pediatrike kërkon vlerësimin jo vetëm të masës së rrezatimit së përthithur nga tiroidja, por edhe faktorë shtesë si ato të sipërpërmendura.
"Aspekti ndoshta më interesant është lidhja me rrezatimin e hipofizës "që ushtron një efekt mbrojtës, e cila ndoshta i atribuohet reduktimit në kohë të vlerave të TSH. Ndërsa nuk është e qartë lidhja mes splenektomisë dhe rritjes së riskut për karcinomë tiroidene", thotë Di Donna . Megjithatë studimi prezanton  kufizime të ndryshme, përveç faktit se është retrospektiv. Mbi të gjitha "përllogaritja e dosimetrisë në një nëngrup pacientësh është zbatuar me bazë vetëm teorike. Gjithashtu nuk ka të dhëna të lidhura me nivelet e TSH, vëllimin e gjëndrave, anamnezën familjare të tireopative, praninë e mundshme të patologjive tiroidene dhe kohën përkatëse krahasuar me momentin e terapisë onkologjike.  

de Vathaire F, Haddy N, Allodji RS, et al. Thyroid radiation dose and other risk factors of thyroid carcinoma folloëing childhood cancer. J Clin Endocrinol Metab, 2015; 100: 4282-90.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>