Pediatri

mar122024

Kanceri infantil. Gjenetika dhe dozimi i radioterapisë parashikojnë një tumor të ri

Në një studim të publikuar në Nature Medicine është analizuar lidhja ndërmjet rezultateve të rrezikut poligjenik (PRS) dhe ekspozimit ndaj radioterapisë dhe ndaj rrezikut që kanë pacientët në moshë pediatrike të shëruar për t'u prekur përsëri nga tumori. Ky studim ka treguar se disa PRS specifike për kancerin lidhen dukshëm me rrezikun e pacientëve të shëruar për t'u prekur nga karcinoma e qelizave bazale, karcinoma e gjirit, karcinoma e tiroides, karcinoma e qelizave skuamoze dhe melanoma. Nga ana tjetër, kjo lidhje nuk u evidentua për kancerin kolonorektal.

Kombinimi i PRS-ve të tjera me ekspozimin ndaj radioterapisë shton edhe më tepër rrezikun për disa lloje kanceresh (sidomos për karcinomë të qelizave bazale, karcinomë të gjirit dhe karcinomë të tiroides) duke demonstruar një efekt sinergjik ndërmjet faktorëve gjenetikë dhe trajtimeve të mëparshme.

Sondazhi përfshiu edhe një analizë të detajuar të lidhjeve të përbashkëta ndërmjet PRS-ve dhe dozimeve të radioterapisë, duke zbuluar se incidenca kumulative e kancerit të mëvonshëm te pacientët e shëruar të trajtuar me radioterapi në moshat 50 vjeç e lart, është më e lartë tek individët me PRS të lartë, krahasuar me individët me PRS të ulët.

Këto rezultate evidentojnë potencialin e PRS në identifikimin e pacientëve të shëruar nga kanceri juvenil që janë më të rrezikuar për t'u prekur nga tumore sekondare. Gjithashtu, ato nxisin përpjekjet e mundshme në personalizimin e mëtejshëm të strategjive të ndjekjes dhe të depistimit.

Nature Medicine2024. Doi: 10.1038/s41591-024-02837-7
https://doi.org/10.1038/s41591-024-02837-7


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>