Mjekësi e përgjithshme

qer232016

AIFA udhëzime mjekëve për përshkrimin e isotretinoin për aknet

tags: akne, AIFA

Përshkrimi fillestar i isotretinoin orale te gratë në moshë fertile mund të kryhet ekskluzivisht nga mjekë dermatologë duke u siguruar se po përdoret të paktën një metodë kontraceptive efikase. Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) në një komunikatë për operatorët shëndetësorë mes të cilëve dermatologë, gjinekologë dhe mjekë të përgjithshëm, njofton për përditësimin e dokumenteve informuese të minimizimit të riskut, të cilat janë optimizuar me qëllim përmirësimin e përdorimit të isotretinoin orale (bar teratogjen për aknet e rënda, ndr.). Në veçanti në frontin e përshkrimit, matjet parashikojnë se vetëm dermatologu mund të zbatojë përshkrimin fillestar, ndërsa për rinovimin e tij mund të veprojë edhe mjeku i përgjithshëm.

Gjithashtu, mjeku përshkrues duhet të sigurohet se pacientja po përdor të paktën një ose dy metoda kontraceptive efikase prej të paktën 4 javësh para se të fillojë trajtimin, e po ashtu të verifikojë gjendjen e mos shtatzënisë para se të rinovojë përshkrimin.
Duhet verifikuar përfundimi negativ i testit të shtatzënisë duke mbajtur shënim datën dhe rezultatin në ditarin e ofruar nga dokumentimi. Pacientja duhet informuar se dispensimi i barit duhet të zbatohet brenda 7 ditëve pas përshkrimit dhe nevojitet që ta paraqesë ditarin te farmacisti në mënyrë që të vërtetohet testi negativ. Për sa i përket dispensimit në farmaci AIFA shkruan: "mund të kryhet vetëm duke respektuar kushtet në vijim: receta duhet të garantojë mbulimin terapeutik me isotretinoin për një kohë maksimale prej 30 ditësh dhe mund të përpunohet nga farmacisti brenda 7 ditëve nga data e certifikimit të raportuar në recetë".


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>