Mjekësi e përgjithshme

shk122024

Shtohet rreziku për vetëvrasje te gratë që vuajnë nga sindroma e vezores policistike

Rreziku i vetëvrasjes shumëfishohet me tetë herë në gratë që janë diagnostikuar me sindromën e vezores policistike (PCOS) në krahasim me bashkëmoshataret e tyre të paprekura nga kjo sëmundje, sipas një studimi të publikuar në Annals of Internal Medicine.

"PCOS, një sëmundje që prek afërsisht një në 10 gra, edhe pse shumë raste janë të padiagnostikuara, mund të shkaktojë menstruacione të çrregullta, puçrra në fytyrë, obezitet e ciste ovariane dhe është një nga shkaqet kryesore të infertilitetit", shpjegojnë studiuesit. Ata theksojnë se shqetësimet që kanë të bëjnë me pamjen e trupit, duke përfshirë obezitetin dhe aknet, lidhen me rrezikun e vetëvrasjes gjatë adoleshencës dhe se këto probleme janë të zakonshme tek adoleshentet me PCOS. "Por, jo vetëm kaq: edhe pse disa studime kanë treguar se gratë me PCOS kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni dhe ankthi, PCOS mbetet një patologji pak e studiuar dhe, akoma më pak është studiuar shëndeti mendor i pacienteve që vuajnë prej saj", thotë studiuesi Tien-Wei Hsu. Ai kreu një studim së bashku me kolegët, duke pasur parasysh mungesën e studimeve mbi rrezikun e vetëvrasjes në rastet e PCOS dhe duke përdorur të dhëna nga arkivi kombëtar i Taivanit, nga viti 1997 deri në 2012, për të ekzaminuar rrezikun e vetëvrasjes te gratë e diagnostikuara me PCOS.

Në studim morën pjesë gjithsej 18.960 pacientë me PCOS, në përputhje me kontrollet shëndetësore në një raport 1:10, bazuar në moshën, gjendjet e komorbiditetit psikiatrik, nivelin e urbanizimit dhe të ardhurat e tyre.  Tentativat për vetëvrasje u vlerësuan duke përdorur modelet e regresionit të Cox. Pas rregullimit të të dhënave të grumbulluara sipas karakteristikave demografike, gjendjet psikiatrike shoqëruese, rezultatet e Indeksit të Komorbiditetit Charlson dhe shpeshtësinë e vizitave në klinikë për të gjitha shkaqet, studiuesit zbuluan se gratë me PCOS ishin 8.47 herë më të rrezikuara krahasuar me kontrollet.

"Shtimi u konstatua tek adoleshentet, të rejat (˂40 vjeç) dhe pacientet e moshuara, respektivisht me 5.38, 9.15 dhe 3.75 herë. Këto rezultate theksojnë rëndësinë e vigjilencës mjekësore në monitorimin e mirëqenies mendore dhe rrezikut për vetëvrasje te pacientet e diagnostikuara me PCOS", përfundojnë autorët.

Annals of Internal Medicine 2024. Doi: 10.7326/M23-2240
https://doi.org/10.7326/M23-2240


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>