nën292016
Formulim i ri i naproxenit, me lëshim të modifikuar vepron në disa minuta
Një formulim i ri me lëshim të modifikuar i naproxen sodiumit (660 mg) përmirëson përgjigjen ndaj dhimbjeve osteoartikulare në mënyrë të shpejtë dhe me një administrim të vetëm ditor. Bari mundëson arritjen e një lehtësimi të shpejtë të dhimbjes në vetëm 15 minuta, duke ruajtur efektin analgjezik për 24 orë.
"Naproxen, - nënvizon Giorgio Gandolini, përgjegjës i shërbimit të reumatologjisë në "Irccs Santa Maria Nascente", - është një nga principet aktive më të studiuara në trajtimin e dhimbjeve të osteoartrozës. I përdorur prej 40 vitesh në praktikën klinike, efikasiteti i tij është treguar në studime të shumta klinike, në lehtësimin e simptomave të osteoartrozës, jo vetëm mbi dhimbjen por edhe mbi pasojat që derivojnë nga ajo. Formulimi i ri me lëshim të modifikuar lejon të arrihet një efekt analgjezik për 24 orë me një administrim të vetëm në ditë.
"Për të arritur një shpejtësi të tillë, - shpjegon Alberto Paredes-Diaz përgjegjës i Terapisë analgjezike Bayer, kompania prodhuese e barit, - principi aktiv është "ndërfutur në një sistem lëshimi të modifikuar teknologjikisht të avancuar në dy shtresa, një prej të cilëve e karakterizuar nga matricë hidrofilike. Shtresa me lëshim të menjëhershëm përmban rreth 40% të principit aktiv komplesiv dhe shkrihet në pak minuta, duke lejuar arritjen e përqendrimeve terapeutike në kohë të shpejta dhe një lehtësim të dhimbjes në vetëm 15 minuta. Shtresa me lëshim të zgjatur përmban 60% të principit aktiv të mbetur dhe falë një lëshimi të kontrolluar, e mban në qarkullim në nivele terapeutike të qëndrueshme për 24 orë". Sipas vlerësimit të "Global burden of diseases", të zhvilluar në 2013 nga OBSH ndër 10 vendet e para mes sëmundjeve që reduktojnë më shumë cilësinë e jetës, 5 janë ato të karakterizuara fillimisht nga dhimbja e shpinës dhe ndikimit për shkak të përhapjes së saj të gjerë.
"Dhimbjet e kurrizit fillojnë që në moshën 35 vjeç, ndërsa dhimbjet artikulare prekin kryesisht një popullatë më të moshuar me një pik prej 55 vjetësh. Në gjysmën e subjekteve dhimbja ka tendencën të shfaqet në të gjithë muajt me intesitet që varion nga i moderuar në të lartë", nënvizon Isabella Cecchini, kreu i Health department GfK. "Vetëm 1 në 2 persona e kuron dhimbjen e shpinës, - thotë dr. Cecchini, - dhe 2 në 3 dhimbjet artikulare, duke nënvizuar një nevojë për zgjidhje më të përshtatshme. Kurohet me barna orale, e njëkohësisht me kremra dhe fasha (për një përfitim më të madh), duke ja atribuuar mjekut rolin thelbësor në zgjedhjen e barit".
Naproxen, - lexohet në një komunikatë, - përfaqëson një raport përfitim/risk të favorshëm si nga këndvështrimi gastroenterik edhe kardiologjik. Të ndryshme janë studimet që mbështesin sigurinë gastrointestinale, kur administrohet për periudha kohe të përputhshme me praktikën normale klinike.