Kardiologji

jan312023

Nivelet e larta të kolesterolit HDL shtojnë rrezikun për fraktura te të moshuarit

Sipas një studimi të botuar në "JAMA Cardiology", nivelet e larta të kolesterolit HDL (HDL-C) shtojnë rrezikun për fraktura te të moshuarit, pavarësisht faktorëve të rrezikut konvencional.

"Gjetja kryesore e këtij studimi ishte se nivelet e larta të HDL-C te të moshuarit e shëndetshëm parashikojnë një rrezik në rritje për fraktura gjatë 4 viteve në vijim. Ky rrezik i shtuar për fraktura duket të jetë i pavarur nga faktorët tradicionalë të rrezikut të cilat mund t'i shkaktojnë ato, duke përfshirë moshën, gjininë, aktivitetin fizik, konsumimin e alkoolit, gjendjen e dobësisë, arsimin, indeksin e masës trupore, duhanpirjen, diabetin, sëmundjet renale kronike dhe përdorimin e barnave për uljen e lipideve ose ato kundër osteoporozës", shkruajnë studiuesit.

"Në përgjithësi, këto rezultate sugjerojnë se nivel i rritur i HDL-C i shtohet faktorëve tradicionalë të rrezikut për fraktura", vazhdojnë ata.

Konkretisht, studimi analizoi të dhënat nga studimi ASPREE dhe nënstudimi ASPREE-Fracture. ASPREE përfshiu njerëz të shëndetshëm mbi 70 vjeç në Australi, dhe mbi 65 vjeç në SHBA, të cilët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë aspirinë ose një placebo.

ASPREE-Fracture kishte si synim analizimin e të dhënave e raportuara nga pjesëmarrësit australianë në lidhje me frakturat. Analiza e re përfshiu më shumë se 16,000 pjesëmarrës, 10% e të cilëve kishin përjetuar një frakturë (traumatike dhe trauma minimale) në një mesatare prej 4 vjetësh.

Çdo rritje me 1 SD në nivelet e HDL-C u shoqërua në një model të rregulluar me një rritje prej 14% në rrezikun për fraktura gjatë ndjekjes. Studiuesit vunë re se  në analizat e shtresuara gjinore të pjesëmarrësve kishte rezultate e ngjashme. Për më tepër, ndjeshmëria dhe analizat e shtresuara treguan se lidhjet vazhduan kur analizat përfshinin vetëm kushte të veçanta, si frakturat minimale të traumës, pjesëmarrësit që nuk merrnin medikamente për osteoporozën, etj.

Nuk u vu re asnjë lidhje me kolesterolin jo-HDL. Hulumtime të mëtejshme janë të nevojshme për  studiuesit në mënyrë që të mund të  përcaktojnë shpjegimin patofiziologjik për rezultatet e marra. Në të njëjtën kohë, autorët e një editoriali të lidhur theksojnë se ka disa pyetje për t'u sqaruar dhe se studimi lë pyetje të hapura nëse HDL-C e rritur mund të jetë një bioshënjues i dobishëm për zbulimin e rrezikut për fraktura.

 

JAMA Cardiology 2023. Doi: 10.1001/jamacardio.2022.5124.
https://www.doi.org/10.1001/jamacardio.2022.5124

JAMA Cardiology 2023. Doi: 10.1001/jamacardio.2022.5143.
https://www.doi.org/10.1001/jamacardio.2022.5143


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>