Mjekësi e përgjithshme

pri282017

Screening me Psa për kancerin në prostatë mund të jetë i dëmshëm

tags: PSA

Sipas një artikulli të publikuar në New England Journal of Medicine, nuk është e qartë nëse screening për kancerin e prostatës i kryer nëpërmjet testeve të gjakut për antigjenin prostatik specifik (Psa) është apo jo i nevojshëm dhe i përshtatshëm për t'u kryer. "Është e pamundur që përfitimi neto të jetë më shumë se margjinal, ndërsa dëmet janë të provuara dhe të konsiderueshme", pohon Paul Pinsky nga National Cancer Institute(SHBA) dhe autori kryesor i kërkimit. Të dhënat e dy studimeve të mëdha mbi screening me Psa {"European Randomized Study of Screening for Prostate Cancer" dhe "Prostate, Lung, Colorectal, and Ovarian Cancer Screening Trial"} në fakt sugjerojnë se është më e arsyeshme të hiqet dorë nga screening në masë.
Gjithashtu në vitin 2012, US Preventive Services Task Force (Uspstf) e shkëshilloi rutinën e screening me Psa për burrat e shëndetshëm pavarësisht moshës, duke ngritur kështu shumë diskutime.

Në bazë të provave të disponueshme vlerësohet se për 1.000 burra që i nënshtrohen screening disa herë dhe ndiqen për 10-15 vjet, është e mundur të shmanget 1 vdekje për kancerin e prostatës, por rekomandimet kundër screening bazohen kryesisht në përfundimin se dëmet mund të tejkalojnë përfitimet e mundshme. Ashtu si në testet e tjera screening, në fakt një pozitiv fals mund të shkaktojë ankth dhe një biopsi të panevojshme, por ajo që veçon testin Psa nga gjitha testet e tjera screening është mbivlerësimi i tumoreve inerte, jo letale, që kombinohet me frekuencën dhe nivelin e efekteve anësore të terapive standarde të përdorura për trajtimin e tumoreve të tilla.

Screening ka krijuar një "pseudo-epidemi" të kancerit të prostatës, në fakt ka pasur një rritje të incidencës me 63% nga viti 1987 (vit i prezantimit të tij) deri në 1993-shin me një tendencë për rritje; por normat kanë rënë si pasojë e udhëzuesve të rinj USPSTF që shkëshillonin kryerjen e këtij testi. "Ka një nevojë kritike për strategji për të reduktuar akuzat që lidhen me diagnozën e sëmundjes inerte, duke kombinuar së pari mundësinë e shmangies për ta diagnostikuar atë dhe për ta klasifikuar në mënyrë të saktë, si mos kërkues të ndonjë follow up-i të mëtejshëm apo trajtimi, ndonëse duke ruajtur të gjitha përfitimet krahasuar me vdekshmërinë te burrat me sëmundje agresive. Ndoshta kjo është sfida më e madhe e kërkimeve për të ardhmen", përfundojnë autorët.

 


N Engl J Med. 2017. doi: 10.1056/NEJMsb1616281
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28355509


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>