tet22014
PSA: screening i popullsisë sjell më pak vdekje
Screening për kancerin e prostatës bazuar në vlerësimin e antigjenit specifik të prostatës (PSA) mund të zvogëlojë vdekshmërinë me rreth një të pestën, sipas rezultateve të publikuara në The Lancet të një studimi europian afatgjatë që ka përfshirë mbi 162.000 njerëz.
"Por, pavarësisht efektivitetit të tij (PSA) në reduktimin e vdekshmërisë, mbeten dyshimet se dëmet e screening tejkalojnë përfitimet " thotë Fritz Schröder i Erasmus University Medical Center në Rotterdam, Hollandë, koordinator i studimit. ERSPC, European randomised study of screening for prostate cancer ka filluar në vitin 1993 me qëllim verifikimin nëse screening i kryer në kohë dhe PSA mund të zvogëlojnë vdekjet nga kanceri i prostatës. Në trial morën pjesë meshkuj ndërmjet 50 dhe 74 vjeç nga Belgjika, Franca, Finlanda, Holanda, Italia, Suedia, Spanja dhe Zvicra të randomizuar për të mos bërë asnjë ndërhyrje (grup kontrolli) ose screening me PSA çdo 4 vjet, 2 vjet në Suedi, me biopsi nëse markuesi i pështymës është më shumë se 3 ng/ml. "Screening redukton vdekjet nga kanceri i prostatës me 15 % deri në 9 vjet dhe 22 % deri në 11" shpjegon Schröder duke theksuar se në 13 vitet e follow-up nuk ka reduktime të mëtejshme në vdekje. Sipas studiuesve screening me PSA ofron një zvogëlim të konsiderueshëm të vdekjeve nga kanceri i prostatës, të ngjashëm ose më të lartë se ajo e screening për kancerin e gjirit. Por ana tjetër e medaljes është mbi-diagnoza e cila ndodh në rreth 40% të rasteve me rrezik të trajtimeve të panevojshme e për rrjedhojë efekteve anësore të tilla si inkontinenca dhe impotenca. "Ende nuk ka ardhur koha për screening e popullsisë së kancerit të prostatës bazuar në PSA. Nevojiten studime për të reduktuar mbi- diagnozat në mënyrë që të trajtohen vetëm pacientë të zgjedhur" thotë studiuesi holandez. Dhe në një editorial Ian Thompson i Universitetit të Teksasit në San Antonio komenton: "Rezultatet e ERSPC janë me rëndësi të madhe. Në publikimet e ardhshme që rrjedhin nga studime kryesore mbi shpërndarjen e vdekjeve nga kanceri i prostates, në dritën e të dhënave të pikësimit Gleason dhe të përqendrimit PSA në diagnose, do të jetë një faktor diskriminues për të kuptuar se si të personalizojmë screening dhe trajtimin".
Lancet. 2014 Aug 6. doi: 10.1016/S0140-6736(14)60525-0
Lancet. 2014 Aug 6. doi: 10.1016/S0140-6736(14)61008-4