Gjinekologji

tet242018

Rrjetat e vendosura për inkontinencë dhe prolaps. NICE kërkon mospërdorim!

Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Kujdesin (NICE) në Angli, synon të marrë masa më të rrepta në lidhje me përdorimin e rrjetave apo të shiritave të vendosur kirurgjikisht për të trajtuar mosmbajtjen e urinës nga stresi dhe rënien e organeve pelvike te gratë.

Në korrik të këtij viti, Departamenti i Shëndetit dhe i Kujdesit Shoqëror në Mbretërinë e Bashkuar kishte vendosur një "pushim", sa iu përket përdorimit të rrjetave dhe të shiritave vaginalë, për shkak të komplikacioneve invaliduese mbi mijëra gra. Udhëzimet NICE këshillojnë tani që kjo lloj ndërhyrjeje të bëhet vetëm kur alternativat kirurgjikale të kenë dështuar ose kur nuk janë të mundura dhe që, nëse duhet ndjekur, gratë duhet të informohen plotësisht për rreziqet.

Trajtimet që duhen kryer, para se të arrihet te ndërhyrja për mosmbajtjen e urinës, përfshijnë ndryshime të jetesës, terapi fizike, terapi të sjelljes dhe barna, ndërsa për prolapsin, flitet për ndryshim të stilit të jetesës, estrogjenit topik, ushtrime të muskujve të legenit, menaxhim me diafragmë.

Dokumenti thekson rëndësinë e krijimit të një baze të dhënash kombëtare për të regjistruar të gjitha procedurat që përfshijnë përdorimin e rrjetës ose shiritit për të ndihmuar autoritetet në procesin e vendimmarrjes në të ardhmen. Për më tepër, përshkruhen procedurat që duhen ndjekur në rastet kur gratë raportojnë komplikime. Këto përfshijnë dërgimin te një urolog/gjinekolog apo kirurg kolorektal, ose një konsulent i qendrës rajonale për vlerësimin dhe përgatitjen e planeve të personalizuara të studimit. Disa ditë pas shpalljes së NICE-s, "British Medical Journal" botoi një raport shqyrtues nga Jonathan Gornall, i cili ka gjurmuar mënyrën me të cilën prodhuesit e sistemeve të rrjetit, kanë arritur të shesin prodhimet e tyre, qëkur ato janë prezantuar (në vitin 1998), duke dhënë kështu edhe emrat e disa personaliteteve të shquara që kanë marrë para në këmbim të mbështetjes.

Gazetari ka ekzaminuar mënyrën me të cilën autoritetet rregullatore kanë miratuar përdorimin e pajisjeve të tilla të bazuara në prova kundërshtuese dhe theksoi se problemet kanë mundur të grumbullohen për shkak të mungesës së regjistrave, pavarësisht paralajmërimeve të NICE-s dhe të organizatave të tjera.

Në një editorial shoqërues, Carl Heneghan (drejtor i Qendrës për Mjekësi të Bazuar në Evidenca, Oksford) dhe Fiona Godlee (kryeredaktore e revistës), e përshkruajnë vlerësimin post-marketing të rrjetit vaginal si një episod të turpshëm në historinë e pajisjeve implantuese.

 

NICE Guidance
https://www.nice.org.uk/guidance/indevelopment/gid-ng10035/consultation/html-content-2

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k4164
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30305287

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k4231
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30305286


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>