sht272021
Prolapsi i organeve pelvike. Krahasimi i teknikave kirurgjikale
Një studim ka analizuar komplikacionet e rrjetave (mesh) vaginale prej propileni, të përdorura për prolapsin e organeve pelvike dhe subjekt i shumë polemikave, së bashku me të dhënat që lidhen me teknikat e tjera kirurgjikale, të tilla si ksenograftet biologjike dhe riparimet me indet native, duke treguar se të gjitha llojet e operacioneve kanë nivele të ulëta sëmundshmërie dhe një përqindje të ulët komplikacionesh serioze. Studimi ka ofruar disa të dhëna, të tilla si vështirësia në vlerësimin e dhimbjes dhe fakti që, me çdo metodë, gratë duket se zhvillojnë dhimbje të mëvonshme dhe dispareuni de novo, ose të tjera.
Studimi i publikuar në BJOG është në të vërtetë një analizë dytësore e PROSPECT-it, njërit prej studimeve më të mëdha kohorte, me një studim me përzgjedhje rastësore të integruar që krahasoi alternativa të ndryshme për riparimin transvaginal të prolapsit të organeve pelvike.
Ky studim nuk gjeti dallime të rëndësishme në rezultatet e raportuara nga pacientet në 2 vjet dhe efektet negative serioze ishin gjithashtu të krahasueshme midis grupeve të trajtimit. Analiza e re kishte për qëllim të siguronte informacion më të detajuar mbi komplikacionet e lidhura me rrjetën, veçanërisht sa i përket dhimbjes. Në studim u përfshinë 2,632 gra që iu janë nënshtruar operacioneve parësore ose dytësore: 1,712 kishin bërë riparime të indeve, 482 një rrjetë propileni, 360 një ksenograft biologjik dhe në 78 raste u përdorën komplete për rrjetën. Në fillim, 8.4% e grave raportuan dhimbje të forta ose siklet për çfarëdolloj arsyeje, që u përmirësua me operacion. Megjithatë, në 24 muaj, 3% e grave në të gjitha grupet (përveç grupit të kompletit) zhvilluan dhimbje ekstreme gjenerike. Ngushtimi vaginal de novo u vu re në 3.6% me përdorimin e kompletit, 1.6% me riparimin e indeve, 1.2% me ksenograft biologjik dhe 0.3% me rrjetën në formë mënge. Dispareunia e rëndë u gjet gjithashtu në 13%, 4.8%, 4.2% dhe 3.4% të rasteve, respektivisht dhe dispareunia e rëndë de novo në 4.8%, 3.5%, 3.5% dhe 1.4%.
Komplikacionet kirurgjikale që nuk kanë qenë të lidhura me rrjetën dhe që kërkonin rishtrim në spital, kanë rezultuar mjaft të zakonshme (1 në 24 gra) dhe arsyet ishin kryesisht adezioni vaginal, retensioni urinar, infeksioni postoperativ dhe kapsllëku. "Gjetjet tona duhet t'i ndihmojnë mjekët për të këshilluar gratë që po marrin në konsideratë trajtimin kirurgjikal për prolapsin e tyre", shkruajnë studiuesit. "Nevojiten më shumë kërkime për të standardizuar rezultatet dhe për të përcaktuar metodat më të mira për trajtimin e komplikacioneve", përfundojnë ata.
BJOG 2021. Doi: 10.1111/1471-0528.16897
https://doi.org/10.1111/1471-0528.16897