News

qer302014

Udhëzues të rinj për ndjekjen në vazhdimsi të pacientëve me kancer prostate

American Cancer Society Prostate Cancer Survivorship Care publikoi udhëzimet për të menaxhuar efektet afatgjatë që pasojnë trajtimin që vetëm në SHBA përshijnë rreth 2.8 milion pacientë që i kanë mbijetuar kancerit të prostatës.
Dokumenti i redaktuar në bashkëpunim me American Cancer Society dhe George Washington University Cancer Institute gjendet online në revistën Ca: A Cancer Journal for Clinicians. Ky dokumentim u financua nëpërmjet një marreveshje pesë vjeçare të shoqatës në fjalë me Centers for Disease Control and Prevention (CDC). "Qëllimi është të promovojmë shëndetin dhe cilësinë e jetës në të mbijetuarit me kancer prostate, duke lehtësuar asistencën post-trajtim nga ana e mjekëve të familjes", shprehet Rebecca Cowens-Alvarado, drejtoreshë e Cancer Control Strategy Mission pranë American Cancer Society dhe bashkëautore e artikullit. "Prej kohësh ekzistojnë indikacione të shoqatave shkencore për trajtimin dhe mbikëqyrjen e sëmundjes, por janë të kufizuar udhëzuesit e disponueshëm në lidhje me asistencën afatgjatë post- trajtim," rinis studiuesja duke shpjeguar se dokumenti i ri është për të promovuar shëndetin, për të mbikqyrur recidivat, për të kryer screening për tumore primitivë sekondarë si dhe vlerësimin dhe menaxhimin e mirëqenies fizike dhe mendore në afat të gjatë dhe efekteve të mëvonshëm që rezultojnë nga kanceri i prostatës dhe trajtimi e tij. " Vlersimet e deritanishme tregojnë se deri në 30% e pacientëve me kancer të mëparshëm të prostatës ankohen për shqetësim të përgjithshëm, 25% për çrregullime të ankthit, dhe gati 10% janë duke vuajtur nga simptoma depressive", rinis Cowens-Alvarado, duke theksuar se udhëzimet e sapo botuara marrin në konsideratë identifikimit e hershëm, trajtimin dhe vlerësimin e stresit psikologjik si aspekte të rëndësishme të kujdesit ndaj pacientëve që I kanë mbijetuar kancerit të prostatës. "Ne jemi të bindur se ky dokument i BE do të ndihmojë për të përmirësuar cilësinë e jetës, shëndetin dhe mbijetesën e pacientëve me kancer të prostatës," përfundon studiuesi.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>