Mjekësi e përgjithshme

mar192018

Një analizë e vetme e PSA-së, gjatë kontrollit të popullsisë, nuk e shton mbijetesën

Burrat që i nënshtrohen një testi të vetëm të PSA-së për të bërë kontrollin për karcinomë të prostatës, i kanë normat e vdekshmërisë në të njëjtët parametra me ata që nuk i janë nënshtruar kontrollit. Këtë thonë rezultatet e një studimi të publikuar në "JAMA". "Ndonëse ka prova që tregojnë se kontrolli me test të PSA-së redukton vdekshmërinë për shkak të kancerit të prostatës, vazhdon diskutimi mbi raportin mes dobive në termat e vdekshmërisë dhe rreziqeve të dëmtimeve për shkak të mbidozimit dhe mbitrajtimit", thotë Richard Martini (Universiteti i Bristolit, Angli), i cili ka udhëhequr grupin e studimit. Kërkuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore pacientë me moshë mesatare 59 vjeç, të cilët kanë bërë një test PSA ose që nuk i janë nënshtruar kontrollit.

Pacientët janë ndjekur për një mesatare prej 10 vjetësh dhe, pas ndjekjes, 549 nga 189.386 pacientë të grupit të ndërhyrjes kanë vdekur për shkak të kancerit të prostatës, krahasuar me 647 nga 219.439 pacientë të grupit të kontrollit. Një rishikim i vdekshmërisë për të gjitha shkaqet ka treguar se ka patur 25.459 të vdekur mes atyre që i janë nënshtruar kontrollit, krahasuar me 28.306 të vdekur mes atyre që nuk e kanë bërë.

Numri i pacientëve me diagnozën e karcinomës së prostatës ishte më i lartë në grupin e ndërhyrjes (8.054) krahasuar me grupin e kontrollit (7.853). Mes 64.436 pacientëve të grupit të ndërhyrjes që kanë patur një rezultat pozitiv në testin e PSA-së, 6.857 kishin një nivel PSA-je ndërmjet 3 ng/mL dhe 19,9 ng/mL dhe nga këta, 5.850 i janë nënshtruar biopsisë. Autorët përfundojnë se rezultatet nuk e mbështesin testin e PSA-së për kontrollin e bazuar në popullsi, por gjithsesi, është në zhvillim e sipër një vëzhgim më afatgjatë për të verifikuar këtë tregues.

Një një editorial, Michael Barry (Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit) ka gjetur argumente të forta në studim dhe bie dakord me faktin që gjetjet nuk i japin një mbështetje bindëse kontrollit me PSA.
"Një trajtim më përzgjedhës që shmang mbitrajtimin e burrave me raste kanceri me rrezik të ulët, por edhe nëntrajtimin e burrave me raste kanceri me rrezik të lartë, kombinuar me kërkesën për kontroll të burrave të grupmoshës 55-69 vjeç, e bën të nevojshëm kontrollin me PSA", përfundon gjithsesi Barry.

 

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.0154
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29509864

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.0153
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29509848


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>