Mjekësi e përgjithshme

pri92024

Lancet: Pritet dyfishim i rasteve me kancer prostate brenda vitit 2040

Brenda vitit 2040, rastet vjetore me kancer prostate në botë do të dyfishohen duke arritur shifrën 2.9 milionë, krahasuar me 1.4 milionë që janë aktualisht. Njëkohësisht, vdekjet do të rriten me 85%, pra do të arrijnë shifrën 400.000, krahasuar me 375.000 në ditët e sotme. Këto të dhëna u publikuan në një raport të Lancet, në të cilin theksohet nevoja për krijimin e strategjive të menaxhimit të këtij fenomeni dhe listohen udhëzime për zbutjen e ndikimit të neoplazisë. Kanceri i prostatës përbën 15% të diagnostikimeve të tumoreve dhe neoplazia është më e përhapura te meshkujt në më shumë se 100 Vende të botës. "Pesha e sëmundjeve është tashmë e dukshme në nivel botëror, por është e destinuar të rritet akoma më shumë. Rritja e jetëgjatësisë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare do të shkaktojë rritje të mëtejshme të rasteve me kancer prostate, të cilat parashikohen të rriten edhe në vendet me të ardhura të larta", shpjegohet në raportin e Lancet.

Ajo që ngjall shqetësim është diagnostikimi i vonë, i cili është përhapur në të gjithë botën, por sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Mjetet për diagnostikimin e hershëm nuk mungojnë, por nuk janë shumë të përhapura në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa në vendet me të ardhura të larta, përdoren në mënyrë të papërshtatshme. "Depistimi i kancerit të prostatës nëpërmjet testit të PSA-së mund të pasohet nga testime dhe trajtime të tepërta dhe të panevojshme për meshkujt e moshuar dhe nga testime të pamjaftueshme për ata më të rinj. Ne e dimë që rastet po shtohen, kështu që duhet të planifikojmë dhe të veprojmë tani. Ndërhyrjet e bazuara në evidenca shkencore, të tilla si diagnostikimi i hershëm dhe programet edukuese, do të kontribuojnë në shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe në parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga kanceri i prostatës në vitet e ardhshme", pohon autori kryesor Nicholas James.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>