Mjekësi e përgjithshme

kor302024

Karcinoma kolonorektale. Depistimi imunokimik fekal redukton vdekshmërinë

Në një studim të kryer në Qendrën për Barazinë Gjinore të Universitetit Shtetëror të Ohajos, u evidentua se testi imunokimik fekal (FIT) lidhej me një reduktim të dukshëm të rrezikut për vdekje nga karcinoma kolonorektale (CRC). Në të, u analizua efikasiteti i FIT në reduktimin e vdekshmërisë nga CRC te individët pjesë e një grupi fillestar të ndryshëm prej mbi dy milionë njerëzish.

FIT është një mjet i përdorur gjerësisht për depistimin e karcinomës kolonorektale, por evidencat mbi efikasitetin e tij deri më tani, kanë qenë të kufizuara. Ky studim ofron një evidencë të qëndrueshme në mbështetje të FIT si metodë efikase në reduktimin e vdekshmërisë nga CRC, duke shfaqur 33% reduktim të rrezikut për vdekje te pjesëmarrësit, të cilët i janë nënshtruar një ose më shumë FIT-eve, krahasuar me ata që nuk e kanë kryer testin. Ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm për kancerin e kolonit të majtë dhe të rektumit, për të cilin u konstatua 42% më pak rrezik.

Në studim u përfshinë 10.711 pjesëmarrës në moshat 52-85-vjeçare. Këto raste u krahasuan me kontrollet në bazë të moshës, gjinisë, kohëzgjatjes së abonimit në planin shëndetësor dhe zonës gjeografike. Këto të dhëna u analizuan për periudhën janar 2002-dhjetor 2017.

"Studimi ynë ka treguar se depistimi me një ose më shumë FIT lidhet me më pak rrezik për vdekje nga CRC, sidomos për tumoret e kolonit të majtë dhe të rektumit", përfunduan autorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>