Diabetologji

sht52024

Ndikimi i reduktimit të konsumit të mishit të kuq dhe atij të përpunuar

Në një studim të publikuar në Lancet Planetary Health u vlerësua se reduktimi me 30% i konsumit të mishit të kuq të përpunuar dhe të papërpunuar, mund të sjellë reduktim të mëtejshëm të rasteve me diabet të tipit 2, sëmundje kardiovaskulare, kancer kolonorektal dhe vdekshmëri te të rriturit amerikanë.

Autorët përdorën një model mikrosimulimi, me qëllim vlerësimin e efekteve të reduktimit të konsumit të mishit të kuq të përpunuar dhe të papërpunuar. Të dhënat u grumbulluan nga dy versione të National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) në SHBA, të cilat kanë krijuar mundësinë e krijimit të një popullsie të simuluar, e cila përfaqësohet nga të rriturit amerikanë. Grupi fillestar përfshinte pjesëmarrëse në moshat 18 vjeç e lart, jo shtatzëna dhe që kishin raportuar të dhëna dietike për dy ditë rresht. Të dhënat mbi parandalimin e diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit kolonorektal dhe vdekshmërisë u përllogaritën duke marrë në konsideratë ndryshimin ndërmjet incidencës së skenarëve bazë dhe atyre të ndërhyrjes.

Sipas vlerësimeve të studimit, reduktimi me 30% i konsumit të mishit të kuq të përpunuar, mund të parandalojë, gjatë një periudhe 10-vjeçare, gati 352.900 raste me diabet të tipit 2, 92.500 raste të sëmundjeve kardiovaskulare, 53.300 raste me kancer kolonorektal dhe 16.700 vdekje nga çfarëdolloj shkaku. Nga ana tjetër, reduktimi me 30% i konsumit të mishit të kuq të papërpunuar është akoma më efikas, pasi mund të parandalojë 732.600 raste me diabet të tipit 2; 291.500 raste të sëmundjeve kardiovaskulare, 32.200 raste të kancerit kolonorektal, 46.100 vdekje nga çfarëdolloj shkaku. Së fundi, duke kombinuar reduktimin me 30% të konsumit të të dyja llojeve të mishit, ky i fundit mund të parandalojë 1.073.400 raste me diabet të tipit 2, 382.400 raste me sëmundje kardiovaskulare, 84.400 raste me kancer kolonorektal dhe 62.200 vdekje nga çfarëdolloj shkaku.

"Reduktimi i mishit të kuq të përpunuar mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme për shëndetin publik", përfundojnë autorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>