shk172021
Vdekshmëria nga kanceri i gjirit tejkalon vdekshmërinë nga kanceri i mushkërive
Për herë të parë, kanceri i gjirit, duke tejkaluar kancerin e mushkërive, bëhet neoplazma malinje më e diagnostikuar, sipas një raporti të Global Cancer Statistics 2020, nënshkruar nga Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS) dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC). Në dokumentin e botuar në "CA: A Cancer Journal for Clinicians", shfaqen vlerësimet e 19.3 milionë rasteve të reja të kancerit dhe gati 10 milionë vdekjeve. Me rreth 2.3 milionë raste të reja (11.7%), tumori mamar femëror bëhet më i diagnostikuari, i ndjekur nga neoplazitë pulmonare (11.4%), kolorektale (10.0%), të prostatës (7.3%) dhe stomakut (5.6%).
"Incidenca e kancerit të gjirit është në rritje veçanërisht në vendet në zhvillim, të karakterizuara nga nivele historikisht të ulëta", vëren Freddie Bray, autor kryesor i raportit dhe shef i sektorit të mbikëqyrjes së kancerit në IARC, duke shtuar se ambienti ose mënyra e jetesës, si pesha e tepërt, pasiviteti fizik, konsumi i alkoolit, shtyrja e shtatzënisë, lindjet më të pakta dhe rënia e ushqyerjes me gji, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në rrezikun e kancerit të gjirit.
"Mirëqenia shoqërore dhe ekonomike progresive përkthehet në një konvergjencë drejt profilit të rrezikut të vendeve të zhvilluara, duke zvogëluar boshllëqet e mëparshme ndërkombëtare në sëmundshmërinë prej kancerit të gjirit", shkruajnë ekspertët, të cilët paraqesin një pamje jo dhe aq optimiste të së ardhmes. Kështu, sipas raportit, vendet në zhvillim po përjetojnë një rritje më të madhe të incidencës së kancerit (nga 64% në 95%) sesa vendet e zhvilluara (nga 32% në 56%), për shkak të ndryshimeve demografike. Autorët thonë se kjo mund të përkeqësohet më tej nga shtimi i faktorëve të rrezikut që lidhen me globalizimin dhe ekonomia në rritje. Nëse lihet e pakontrolluar, shkalla e rritjes së incidencës mund të mbingarkojë sistemet shëndetësore. Përpjekjet për të ndërtuar infrastrukturë të qëndrueshme për shpërndarjen e masave parandaluese dhe trajtimet e duhura antikancer në vendet në zhvillim janë thelbësore për kontrollin global të kancerit të gjirit", përfundon Bray, duke kujtuar se raporti nuk pasqyron ndikimin e pandemisë Covid-19, pasi ajo bazohet në të dhënat e mbledhura gjatë viteve të mëparshme.
CA: A Cancer Journal for Clinicians 2021. Doi: 10.3322/caac.21660
http://doi.org/10.3322/caac.21660