pri172024
Gratë shtatzëna dhe lehonë kundër vaksinave Covid-19
Në një studim të publikuar në JAMA Network Open është konstatuar një rënie shqetësuese e besimit ndaj vaksinimit kundër Covid-19 te gratë shtatzëna dhe te ato lehonë. Në këtë studim janë analizuar tendencat e sjelljes ndaj vaksinimit kundër Covid-19 në lidhje me statusin e vaksinimit dhe me shumëllojshmërinë racore, etnike dhe gjuhësore të këtij grupi në vitet 2021-2023.
Sipas studimit, është vënë re një rënie e dukshme në perceptimin e individëve të vaksinuar rreth sigurisë së vaksinave dhe në besimin ndaj tyre me kalimin e kohës (76.8% të rasteve janë vaksinuar të paktën njëherë kundër Covid-19). Këto rezultate theksojnë nevojën për përforcimin e mesazheve mbi sigurinë e vaksinave dhe për përballimin e shqetësimeve specifike të grupeve të ndryshme demografike, me qëllim përmirësimin e vaksinimit te këto popullata të rrezikuara.
Studimi ofron informacione thelbësore mbi perceptimin e sigurisë së vaksinave te gratë shtatzëna dhe te ato lehonë, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe të bazuar në evidenca për nxitjen e vaksinimit.
"Gjatë pjesës së fundit të urgjencës shëndetësore, ne kemi vërejtur ndryshime të konsiderueshme në hezitimin për vaksinim kundër Covid-19 dhe në perceptimet e grave të siguruara shtatzëna dhe të atyre lehonë mbi sigurinë e vaksinave kundër Covid-19", përfundojnë autorët, duke theksuar rëndësinë e këtyre ndryshimeve shqetësuese për mjekët dhe operatorët e kujdesit shëndetësor.