Mjekësi e përgjithshme

mar272024

Covid-19. Efektet dhe koha e vaksinimit vjetor

Në një studim, të publikuar në Annals of Internal Medicine nga Chad R. Wells, janë vlerësuar strategjitë e duhura për vaksinimin vjetor kundër Covid-19, duke theksuar rëndësinë e një doze të dytë për fëmijët nën 2 vjeç dhe për të rriturit 50 vjeç e lart.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka propozuar që vaksinimi vjetor kundër SARS-Cov-2 të jetë me një dozë të vetme, si ai kundër gripit, duke parashikuar një dozë të dytë për individët më të rrezikuar, të tillë si fëmijët nën 2 vjeç dhe të rriturit 50 vjeç e lart. Aplikimi i modeleve të përhapura të vaksinimit përpara këtyre cikleve vjetore mund të lehtësojë barrën e sëmundjes. Megjithatë, efikasiteti i kësaj strategjie mbetet i papërcaktuar, pasi nuk njihet koha e valës dhe probabiliteti për epidemi semestrale të Covid-19.

Nëpërmjet një modeli transmetimi dinamik të strukturuar në bazë të moshës, ekipi i studimit ka vlerësuar ndikimin e disa strategjive të vaksinimit në SHBA, duke reflektuar modelet demografike dhe sjelljet e ndërpersonale. Fokusi kryesor i studimit ishte vlerësimi i përfitimeve shëndetësore dhe ekonomike nga doza e dytë e vaksinës, si edhe optimizimi i kohës së administrimit për rritjen e efikasitetit.

Rezultatet tregojnë se distanca e duhur kohore ndërmjet dozës së parë dhe të dytë, e përcaktuar për fëmijët nën 2 vjeç dhe për të rriturit 50 vjeç e lart, është 5 muaj. Krahasuar me fushatën e vaksinimit me një dozë, përfshirja e një doze të dytë lidhej me një reduktim të dukshëm të shtrimeve në spital (123.869 shtrime më pak) dhe të vdekjeve, me 5.524 raste më pak, duke kursyer 3.63 miliardë dollarë në kostot vjetore të përcaktuara për shëndetësinë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>