jan162018
Komplikacionet te të moshuarit pas kirurgjisë, nuk kanë lidhje me moshën
Zhvillimi i komplikacioneve postoperatore te të moshuarit është i lidhur me dobësinë dhe përkeqësimin konjitiv, por jo me moshën. Edhe simptomat depresive dhe pirja e duhanit janë të lidhura me komplikacione që pasojnë operacionet me zgjedhje, ndërkohë që nuk është vënë re një lidhje me statusin e pacientëve të moshuar, përcaktuar nga Shoqata Amerikane e Anesteziologëve (ASA) dhe që është parë tradicionalisht si një faktor rreziku. Ky është përfundimi i një studimi të ri të botuar në "Bmc Medicine".
"Fakti që mosha dhe statusi ASA nuk kanë qenë faktorë rreziku për komplikacionet postoperatore ka qenë surprizues, sepse janë pikërisht këta, faktorët të cilëve u kushton rëndësi mjeku kur vlerëson rrezikun e një pacienti për komplikacione pas operacionit", thotë Jennifer Watt-i, Universiteti i Torontos, Kanada, autor kryesor i studimit.
Gjatë shqyrtimit janë ekzaminuar 44 vende pune ku përfshiheshin më shumë se 12.000 pacientë të moshës mbi 60 vjeç. Ata kanë raportuar rezultatet postoperatore, mes të cilave janë vlerësuar: komplikacione, vdekshmëri postoperatore, kohëzgjatja e qëndrimit në spital, përkeqësim funksional, rehabilitim shtëpiak apo në një spital tjetër.
Studiuesit zbuluan se në të gjitha studimet, 25% e pacientëve të moshuar përjetuan ndërlikime pas operacionit me zgjedhje dhe ata që tradicionalisht janë konsideruar faktorë rreziku, nuk qenë ato që priteshin. Studimi nuk ka shqyrtuar arsyen se përse brishtësia dhe jo mosha është e lidhur me rezultatet negative, por autorët sugjerojnë se kjo ka ndodhur për shkak se brishtësia paraqet moshën biologjike dhe jo atë kronologjike të pacientit. Studiuesit theksojnë se ka patur ndërhyrje me sukses të provuar për një numër faktorësh të rrezikut të identifikuar në studim. Për shembull, ndërhyrjet që synojnë përmirësimin e ushqyerjes së pacientit, formës fizike dhe aftësisë njohëse, kanë treguar se përmirësojnë brishtësinë te pacientët e moshuar dhe përpjekjet për të lënë duhanin para operacionit ishin të lidhura me një rrezik më të ulët të komplikacioneve postoperatore.
"Këta faktorë mund të përdoren në periudhën paraoperatore, duke çuar në rezultate potencialisht më të mira te të moshuarit që i nënshtrohen trajtimit kirurgjik me zgjedhje", përfundojnë autorët.
Bmc Medicine 2018. Doi: 10.1186/s12916-017-0986-2
https://bmcmedicine.biomedcentral.com/articles/10.1186/s12916-017-0986-2