Mjekësi e përgjithshme

shk12018

Gripi. Këtë vit, 50-64 vjeçarët, më të rrezikuar se fëmijët

tags: grip, pandemi

Gripi i këtij viti po i tejkalon numrat e pandemisë së vitit 2009. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Qendrat e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) në SHBA, aktiviteti virusal ka qenë shumë më i lartë në nëntë javët e fundit dhe, meqenëse periudhat e gripit stinor zgjasin përgjithësisht 16-20 javë, kombi është ende në gjysmë të rrugës së përhapjes. Një e re e këtij viti, veç të tjerash, është fakti që, ndonëse në normat e shtrimit në spital mbizotërojnë si gjithmonë të rriturit 65 vjeç e lart, të ashtuquajturit "baby boomer", pra, grupi i të rriturve 50-64 vjeç, qëndron në vend të dytë.

"Ky është një ndryshim i rëndësishëm: zakonisht, janë fëmijët e vegjël, grupi i dytë me më shumë mundësi për t'u shtruar në spital gjatë gripit stinor", thotë Dan Jernigan, drejtor i Departamentit të Gripit në CDC. Dy motive kryesore, njëri i llojit biologjik dhe një tjetër i sjelljes, mund të jenë arsyet e kësaj situate. Para së gjithash, mënyra me të cilën një njeri i përgjigjet gripi rrethues varet pjesërisht nga çepat e parë gripalë të cilëve u është ekspozuar gjatë fëmijërisë, sipas fenomenit imunitar të ngulitjes. Jernigani sugjeron që çepat gripalë që baby boomer-at kanë takuar vite më parë, janë shumë të ndryshëm nga ata që po qarkullojnë sot, ndaj kjo popullsi rezulton më e prekshme. Motivi i dytë është që, sipas një studimi të vitit 2015, ndërkohë që tre të katërtat e të rriturve mbi 65 vjeç i nënshtrohen një vaksinimi antigripal vjetor, këtë e bën më pak se gjysma e atyre në mesomoshë.

"Deri më tani, stina gripale, është shumë e fortë. Ndërkohë që aktiviteti gripal ka nisur të zbehet në disa vende, ajo mbetet ende e lartë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe në disa zona, madje, është ende në rritje", vazhdon Jernigani. Në Kaliforni dhe në disa shtete perëndimore, në fakt, epidemia po ngadalësohet, por në Nju Jork duket sikur ende nuk ka ardhur piku i sezonit.

Nga këndvështrimi pediatrik, duhet nënvizuar se në Amerikë, 37 fëmijë kanë vdekur tashmë për shkak të gripit. CDC-ja rekomandon përdorimin e barnave antivirale mbi të gjitha te personat në rrezik, por e ndërgjegjshme për faktin që këto mund të dështojnë në disa zona, këshillojnë që të merret informacion te farmacitë, në lidhje me disponueshmërinë e këtyre barnave.


CDC
Newsroom Releases
https://www.cdc.gov/media/releases/2018/t0126-flu-update-activity.html


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>