News

nën22022

Covid-19. Prof. dr. Arjan Harxhi: MSH të mundësojë terapitë e reja antivirale sipas rekomandimeve të OBSH

Ky vit i tretë me Covid do të tregojë se si do të jetë ecuria e pandemisë së Covid-19, nëse do të  vazhdojë pandemi apo do të kalojë në një sëmundje endemike.

"Ky dimër që po vjen do të tregojë në të vërtetë nëse do të jetë ashtu siç u parashikua që kjo pandemi do të zgjasë 2 deri në 3 vjet. Kemi hyrë në vitin e tretë tanimë dhe mbetet për tu parë se si do të vazhdojë. Virusi Covid do të qarkullojë bashkë me virusin e gripit dhe viruse të tjera, ndaj mbetet për t'u parë sjellja e tij", shprehet prof. dr. Arjan Harxhi.

Por, pas dy viteve pandemi janë përmirësuar protokollet mjekësore, kanë dalë trajtime të reja të cilat frenojnë komplikacionet e rënda. Këto trajtime nuk kanë mbërritur ende në Shqipëri.

"Në dy vite  ka pasur kërkime dhe studime të shumta. Kanë dalë trajtime të reja me antiviralë që jepen në 5 ditët e para dhe është konkluduar se parandalojnë format e rënda të sëmundjes. Institucionet duhet të mundësojnë këto trajtime edhe për pacientët shqiptarë. Janë trajtime të rekomanduara nga OBSH dhe CDC.

Sigurisht janë të kushtueshme por mund të futen edhe alternativa xhenerike të tyre. I takon politikbërjes së institucioneve që të gjejnë mënyra për t'i bërë të aksesueshme edhe për shqiptarët", u shpreh prof. dr. Harxhi.

Aktualisht shifrat e të infektuarve me Covid janë shumë të ulëta por mjekët thonë se nuk mund të parashikojnë se si do të sillet virusi i Covid kur të qarkullojë bashkë me atë të gripit.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>