maj22018
Trajtimi i osteoporozës me glukokortikoide. Denosumabi përballë risedronatit
Një studim ndërkombëtar me përzgjedhje rastësore, double blind, tregon se frenuesi RANKL denosumab (Prolia, Amgen) është më efektiv se bisfosfonati risedronat, për shtimin e dendësisë minerale kockore (BMD) te pacientët që fillojnë ose që po ndjekin një terapi steroide. "Osteoporoza e glukokortikoideve, osteoporoza më e zakonshme dytësore, shton rrezikun e thyerjeve vertebrale, ose jo", thotë bashkautori Kenneth Saag (Universiteti Alabama në Birmingam), duke shpjeguar se pjesëmarrësit në këtë studim të qëndrueshëm 24 mujor ishin 795 pacientë nga 79 qendra në mbarë botën. Nga rezultatet, në 12 muaj, shfaqet epërsia e denosumabit në krahasim me risedronatin, që zakonisht përdoret për osteoporozën e glukokortikoideve, me profile të ngjashme të sigurisë.
"Pacientët që merrnin glukokortikoide prej rreth 3 muajsh, ishin klasifikuar respektivisht në terapi kronike (505 raste), ose fillestare (290 raste)", saktësojnë autorët, duke shtuar se treguesi kryesor i efikasitetit ishte joinferioriteti i denosumabit, krahasuar me risedronatin, në kuptimin e variacionit në përqindje, krahasuar me bazën e densitetit mineral kockor të matur në shtyllën vertebrore lumbare pas 12 muajsh trajtimi. Nga rezultatet del se denosumabi, jo vetëm që nuk është inferior, por arrin të jetë edhe superior ndaj biofosfatit si te pacientët në trajtim të zgjatur me glukokortikoide (4,4 versus 2,3%), ashtu edhe te subjektet që sapo kanë nisur kurën (3,8 vs 0,8%). Rezultate të ngjashme janë vënë re edhe në nivelin e artikulacionit të legenit dhe të qafës së femurit, me ndryshme në kuptimin e densitetit mineral kockor, krahasuar me 1,5% dhe 1.1%, në favor të denosumabit.
"Incidenca e eventeve të kundërta ka qenë e njëjtë në të dyja grupet, pa asnjë sinjal të shtimit të rrezikut të infeksionit të rëndë në nëngrupet me rrezik të lartë që merrnin denosumab dhe një terapi shoqëruese biologjike apo imunosupresive", përfundojnë kërkuesit. Në një editorial komentues, Elena Tsourdi (Universiteti Dresden, Gjermani), shkruan: "Këto rezultate, në linjë me ato të studimeve të mëparshme, janë një hap i rëndësishëm përpara në trajtimin e osteoporozës me glukokortikoide".
Lancet Diabetes Endocrinol. 2018. doi: 10.1016/S2213-8587(18)30075-5
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29631782
Lancet Diabetes Endocrinol. 2018. doi: 10.1016/S2213-8587(18)30097-4
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29631783