Focus

nën152022

Të mbijetuarit nga kanceri janë më të rrezikuar për fraktura të kockave

Sipas një studimi të botuar në JAMA Oncology, të rriturit të cilët i  mbijetojnë kancerit, kanë një rrezik më të lartë për fraktura të kockave, veçanërisht fraktura të legenit dhe vertebrave, krahasuar me të rriturit pa histori kanceri.

"Këto gjetje janë të rëndësishme pasi numri i të mbijetuarve nga kanceri që jetojnë në Shtetet e Bashkuara parashikohet të rritet në 26.1 milionë deri në vitin 2040. Kërkime të tilla janë kryer për të gjetur mënyra të cilat mund t'i mundësojnë të mbijetuarve nga kanceri të kenë cilësi më të mirë jetese pas diagnostikimit", shpjegon autorja kryesore e studimit Erika Rees-Punia nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Studiuesit analizuan të dhënat nga pjesëmarrësit në Studimin e Parandalimit të Kancerit-II Nutrition Coort dhe aplikimet në Medicare nga viti 1997 deri në vitin 2017. Ata studiuan lidhjet ndërmjet diagnozave të kancerit dhe rrezikut për fraktura të legenit, radiale dhe vertebrale, të dyja të vetme të kombinuara, dhe i krahasuan me ato të të rriturve pa histori kanceri.

Së dyti, ata analizuan ndryshimet në rrezikun e frakturave të shtresuara nga sjelljet e modifikueshme, trajtimi dhe lloji i kancerit. Rezultatet treguan se nga 92,431 pjesëmarrësit e përfshirë në studim, 12,943 prej tyre kishin pësuar një frakturë kockore të lidhur me brishtësinë. Krahasuar me pjesëmarrësit pa histori kanceri, të mbijetuarit nga kanceri të diagnostikuar me kancer të avancuar brenda një periudhe pesëvjeçare ishin më të rrezikuar për fraktura.

Rreziku më i lartë për të mbijetuarit e kancerit u përcaktua kryesisht në vendet e frakturave vertebrale dhe legenit. Krahasuar me të mbijetuarit nga kanceri që nuk kishin marrë kimioterapi, ata që ishin trajtuar kishin më shumë gjasa të pësonin një frakturë; kjo lidhje rezultoi të ishte më e fortë brenda pesë viteve të diagnostikimit, por vazhdoi edhe më vonë në kohë.

Studimi tregoi gjithashtu se aktiviteti fizik ishte i lidhur me një rrezik më të ulët për fraktura dhe se statusi i pirjes së duhanit ishte lidhej me një rrezik më të lartë midis të mbijetuarve nga kanceri pesë ose më shumë vjet pas diagnozës. "Shpresojmë që gjetjet tona do të ofrojnë udhëzim klinik për parandalimin e frakturave, me plane që mund të përfshijnë aktivitetin fizik dhe programet e lënies së duhanit", përfundojnë autorët.

 

JAMA Oncology 2022. Doi: 10.1001/jamaoncol.2022.5153
http://doi.org/10.1001/jamaoncol.2022.5153

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>