Mjekësi e përgjithshme

kor172018

Operatorët shëndetësorë nuk dinë si përdoren inhalatorët. Nevojitet përgatitje urgjente

Shumë operatorë shëndetësorë nuk e dinë mënyrën e duhur të përdorimit të inhalatorëve të paradozuar (PMDI) dhe të inhalatorëve me pluhur të thatë (DPI) dhe kështu, nuk janë në gjendje të mësojnë pacientët, gjë që mund ta bëjë joefikase terapinë inhalatore.

Këtë e bën të ditur një shqyrtim sistematik i literaturës, që është botuar në "Journal of Allergy and Clinical Immunology".

"Këto rezultate evidentojnë nevojën urgjente të projektimit të strategjive efikase për të përmirësuar formimin e operatorëve sa i përket përdorimit të duhur të inhalatorëve", shkruan Vicente Plaza (Spitali "Santa Creu" në Barcelonë), autor kryesor i studimit.

Ekipi i Plazës ka shqyrtuar studimet e publikuara në periudhën janar 1975-dhjetor 2014. Ata të 55-të që kanë kënaqur kriteret e përcaktuara, janë përfshirë në analizën që u referohet në përgjithësi 6034 operatorëve shëndetësorë të disiplinave të ndryshme dhe 9993 testeve të ekzekutimit të teknikës inhalatore.

Duke përcaktuar një mesatare të të gjitha rezultateve të arritura, është vënë re se teknika inhalatore është konsideruar korrekte vetëm në 15,5% të rasteve. Nga ana tjetër, përqindja është pakësuar në mënyrë domethënëse gjatë viteve: nëse në studimet e zhvilluara ndërmjet vitit 1975 dhe 1995, teknika zhvillohej në mënyrë të gabuar në 20,5% të rasteve, nga viti 1996, deri në vitin 2014 përqindja thuajse është përgjysmuar (10,8%).

Në mënyrë paradoksale, operatorët shëndetësorë bëjnë më shumë gabime sesa pacientët që lihen ta përdorin vetë inhalatorin për të parën herë. Në fakt, në një studim të mëparshëm që kishte vlerësuar teknikën inhalatore në 54.354 pacientë, në 31% të rasteve ata e kishin përdorur inhalatorin në mënyrën e duhur.

Plaza dhe kolegët e tij rikujtojnë se studimet e përfshira në analizë ishin heterogjene dhe mund të kufizoheshin nga tendenca, por përqindjet e gabimit kanë qenë aq të larta sa, problemi sigurisht që ngelet: "formimi sa i përket përdorimit të inhalatorëve është një pjesë thelbësore e detyrës së operatorëve shëndetësorë që janë përfshirë në kurimin e pacientëve me sëmundje respiratore kronike, përfshi mjekët, terapistët respiratorë, infermierët dhe farmacistët", shkruajnë autorët, duke kujtuar edhe implementimin e programeve formuese që mund të mbushin boshllëqet.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>