nën152018
Ablazioni me radiofrekuencë monopolare redukton nodujt tiroidë beninjë
Sipas një studimi të publikuar në "Thyroid", ablazioni me radiofrekuencë (RFA) monopolare tregon efikasitet dhe siguri të lartë në reduktimin e vëllimit të nodujve beninjë të tiroides, duke evituar domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
"Një cikël trajtimi me RFA monopolare është i sigurt dhe shumë efikas në kuptimin e reduktimit të vëllimit të nodulit, lehtësimit nga simptomat lokale dhe, te pacientët me hipertiroidizëm, mund të favorizojë rikthimin e një funksionaliteti tiroid", konfirmon Harald Dobnig (Instituti i Tiroides, Endokrinologjisë dhe Osteoporozës Dobnig, në Austri), autori kryesor i studimit.
Kërkuesit kanë vlerësuar 277 pacientë austriakë me vëllim të nodulit mesatar në bazë prej 13,8 mL, që përkon me një diametër 3 cm. Pacientët janë trajtuar në mënyrë ambulatore me një cikël të vetëm RFA, në periudhën prill 2014-qershor 2017. Nodujt ishin të dukshëm te 62,8% e pacientëve dhe, përsa iu përket simptomave, 40% e tyre kishin një rezultat prej 4 ose më shumë, në një shkallë analogjike vizive. Trajtimi parashikonte përdorimin e një elektrode 18G RF të ftohur nga brenda dhe të përdorur me dorë të lirë përkundër një teknike "moving shot", pasi pacientët bënin anestezi nën lëkurë dhe lokale peritiroide.
Norma mesatare e përgjithshme e zvogëlimit të volumit nodular ishte 68% në tre muaj dhe 82% në 12 muaj. Te 81% e nodujve u vu re një ulje e volumit prej 70% ose më shumë në 12 muaj, te 10% e nodujve, 60-70%, te 6%, 50-60% dhe vetëm te 2%, reduktimet kanë qenë të barabarta ose më pak se 50%.
Shumica e nodujve ishin të ngurtë ose kryesisht të ngurtë (74.4%), ndërsa pjesa tjetër ishin të përzierë ose cistikë. Në një analizë të bazuar në faktorë të ndryshëm, përfshi madhësinë në matjet bazë dhe përbërjen e nodulit, normat e reduktimit ishin dukshëm më të larta për nodujt më të vegjël dhe cistikë (8.8% dhe 14.5%), në krahasim me grupet e tjera.
Rezultatet që kanë të bëjnë me simptomat dhe pamjen kozmetike janë përmirësuar ndjeshëm në tre dhe 12 muaj. Nga 32 pacientët me hipertiroidizëm, të cilët ishin ndjekur në vazhdimësi, 27 u bënë eutiroidë, njëri zhvilloi hipotiroidizëm subklinik dhe katër shfaqën hipertiroidizëm. Siç rikujtojnë ekspertët, ndonëse RFA-ja nuk është miratuar aktualisht në SHBA për trajtimin e nodujve tiroidë, rezultatet mbështesin interesin në rritje për këtë trajtim.
Thyroid. 2018. doi: 10.1089/thy.2017.0547
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29490593