Mjekësi e përgjithshme

nën192018

Hemorroidet dhe kirurgjia. Diltiazemi tregon efikasitet mbi nitratet

Sfinkteri anal i brendshëm ka mekanizma fiziologjikë që e mbajnë të kontraktuar. Inervimi kolinergjik është një mekanizëm i varur nga kalciumi. Shumë kërkues kanë menduar kështu të shfrytëzojnë këtë mekanizëm të dytë, për të reduktuar tonin muskular, duke evituar efektet anësore tipike të nitrateve.

Një përbërës aktiv që ka treguar efekte premtuese është diltiazemi. Kjo substancë klasifikohet si kalcium-antagoniste, duke qenë se frenon fluksin e joneve të kalciumit përmes membranës së qelizave muskulare. Frenimi i bashkimit lëvizje-kontraktim që e ndjek, ka një efekt qetësues për muskujt, ndaj është shfrytëzuar në fushën kardiologjike si vazodilator i arterieve periferike dhe koronarike, ndërsa në fushën proktologjike, për të ulur tonusin e sfinkterit anal.

Në vitin 2012, një ekip belg, i udhëhequr nga Ala, ka studiuar efikasitetin e një xheli me bazë diltiazemi 2% dhe e ka krahasuar atë me trajtimin me zgjedhje me glicerinë trinitrate  0,2%, për trajtimin e fisurave anale. Duke aplikuar xhelin me antagonistin e kalciumit 2 herë në ditë për 8 javë, 92% e pacientëve e kanë zgjidhur plotësisht gjendjen e tyre, përkundër vetëm 60% në trajtimin tjetër. Sa u përket efekteve anësore, pacientët e trajtuar me diltiazem kishin patur mbi të gjitha një ndjesi lodhjeje dhe ndjesi lokale si shpim gjilpërash (në sasi të vogël, që të dyja), ndërkohë që grupi i trajtuar me nitrate kishte patur vazhdimisht dhimbje koke.

 

Luca Guizzon

Burime:
Medicamenta
J Pharm Biomed Anal.2005 Jun 1;38(1):60-5. Epub 2004 Dec 25.
World J Surg.2013 Oct;37(10):2454-7. doi: 10.1007/s00268-013-2124-4.
Acta Gastroenterol Belg.2012 Dec;75(4):438-42.
Dis Colon Rectum.2001 Aug;44(8):1074-8.
Gut.1999 Nov;45(5):719-22


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>