Mjekësi e përgjithshme

qer62019

Neoplazitë hematologjike. Një analizë gjaku mund të përdoret si mjet skrinimi

Sipas asaj që është raportuar në Plos One, një sistem skrinimi në shkallë të gjerë i aplikuar në 2,85 milionë ekzaminime hematike rutinë të kryera në Gjermaninë qendrore, ka zbuluar pothuajse 2000 raste të tumoreve hematopoietike, nga të cilët, disa qindra nuk janë diagnostikuar më parë.

"Incidenca e tumoreve hematopoietike, që përfshin një seri limfomash dhe leucemish, është rritur në të gjithë botën në dhjetëvjeçarët e fundit. Për fat të keq, nuk kemi në dispozicion metoda skrinimi të standardizuara, që na lejojnë ta zbulojmë këtë lloj tumori në fazat e tij fillestare", shpjegon Wolfgang Kaminski nga Sonic Healthcare, Gjermani, që ka drejtuar grupin e studimit. Kërkuesit gjermanë kanë zhvilluar dhe testuar një sistem, të emërtuar HEMAWATCH (Sëmundjet Malinje Hematologjike: Testim i bazuar në një algoritëm të shtrirë dhe klasifikimi në një rrjet "hub-and-spoke"), që është në gjendje të analizojë automatikisht kampionët e gjakut të dërguar në laboratorë për testimin rutinë dhe bazohet në faktin që shumë lloje tumori hematopoietik manifestohen me anomali në numërimin hematik. Kështu, në një periudhë studimi prej dy vitesh, janë analizuar 2,85 milionë numërime hematike që vinin nga 1,44 milionë individë dhe një numër i përgjithshëm prej 1,728 vetash kanë rezultuar pozitivë në sistemin HEMAWATCH për një neoplazi hematologjike gjatë periudhës së studimit.

Në 1.252 (73%) raste, pacientët ishin diagnostikuar me kancer dhe në 57 (3%) raste, kanceri është përjashtuar pas ekzaminimeve të fundit. Në 396 pacientë (24%), ama, kanceri nuk ishte diagnostikuar më parë dhe ndërmjet këtyre personave ishin të pranishëm 60 pacientë me leucemi akute, që i janë nënshtruar menjëherë një trajtimi. Falë rasteve të reja të identifikuara, sistemi ka treguar një normë mesatare të zbulimit prej 27,5 për 100.000 dhe ndjeshmëria e përgjithshme e vlerësuar e programit të skrinimit ka qenë 59,5%, me një specificitet më të lartë se 99,9%.
Autorët konfirmojnë se programi i tyre lejon për herë të parë identifikimin efikas dhe sistematik të tumoreve në gjak, të padyshuara në popullsitë e mëdha. "HEMAWATCH është instrumenti i parë i skrinimit për tumorin e gjakut dhe tregon efikasitet shumë të madh të algoritmeve diagnostikuese kur merret në konsideratë skrinimi për kancerin në shkallë të gjerë", përfundojnë kërkuesit.


PLOS ONE2019. Doi: 10.1371/journal.pone.0212326
https://dx.doi.org/10.1371/journal.pone.0212326


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>