Mjekësi e përgjithshme

maj132020

Obeziteti është një faktor serioz rreziku për Covid-19. Ja, se pse

Një studim francez tregon se ka frekuencë të lartë të mbipeshës midis pacientëve të infektuar me SARS-CoV-2 dhe të shtruar në kujdesin intensiv. "Obeziteti është një faktor rreziku për ashpërsinë e SARS-CoV-2 që kërkon vëmendje më të madhe në lidhje me masat parandaluese tek individët e ndjeshëm", shkruan Arthur Simonnet (Qendra Spitalore Universitare në Lilë të Francës) dhe kolegët në një artikull të botuar në "Obesity". Në veçanti, në studimin kohort retrospektiv, autorët analizuan lidhjen midis veçorive klinike dhe nevojës për ventilim mekanik invaziv (IMV).

Në studim u përfshinë 124 pacientë të pranuar në ICU për SARS-CoV-2 në një qendër të vetme franceze. Nga këta, 85 (68.6%) kanë patur nevojë për  IMV. Obeziteti, pra, një indeks i masës trupore (BMI) më i madh se 30 kg/m2, ishte i pranishëm në 47.6% të rasteve, ndërsa mbipesha e rëndë, pra, një BMI>35 kg/m2, në 28.2%.

Studimi tregon se përqindja e pacientëve që kishin nevojë për IMV u rrit me rritjen e kategorive të BMI-së. Përqindja më e lartë u gjet te pacientët me obezitet të rëndë (85.7%). Autorët vunë re gjithashtu se nevoja për IMV, e lidhur ndjeshëm me gjininë mashkullore dhe BMI-në, ishte e pavarur nga mosha, diabeti dhe hipertensioni. Për më tepër, siç është raportuar në studim, raporti i shanseve për BMI te pacientët me BMI> 35 kg/m2 në krahasim me pacientët me BMI <25 kg/m2, ishte 7.36 (1.63-33.14; P = 0.02).


Obesity (Silver Spring). 2020 Apr 9. doi: 10.1002/oby.22831
https://doi.org/10.1002/oby.22831


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>