Mjekësi e përgjithshme

tet292014

Frakturat pelvike te të moshuarit, udhëzuesit: kritika për anestezinë lokale

Në udhëzuesit e rinj të praktikës klinike (GCP) mbi diagnozën dhe trajtimin e frakturave pelvike (FA), te pacientët e moshës 65 vjeç e lart, të publikuara online nga "American Academy of Orthopedic Surgeons" (AAOS), nënvizohet rekomandimi që të zbatohet gjithnjë një anestezi e pjesshme preoperatore, me qëllim që të arrihet kontrolli i dhimbjeve pa shtuar riskun e delireve.
Megjithatë, një procedurë e tillë aktualisht nuk përfaqëson standardet e kurimit në të gjitha kontekstet spitalore amerikane. "Sa më shumë të kontrollohet incidenca e delirit, aq më shpejt dhe në mënyrë efikase pacienti do ta marrë veten", pohoi në një komunikatë W. Timothy Brox, drejtues i GCP-së. Shumë pacientë të moshuar që pësojnë një FA zhvillojnë një lloj deliri ose konfuzioni akut dhe kjo shton riskun për kujdes të asistuar dhe vdekshmëri, duke reduktuar mundësinë e një shërimi të shpejtë në nivel funksional. Për këtë arsye shumë prej rekomandimeve synojnë të parandalojnë ose reduktojnë shkaktimin e delirit.
Veç kësaj, dokumenti përmban një seri rekomandimesh të tjera specifike mbi atë se çfarë bën pjesë në praktikën e mirë klinike: anestezi e pjesshme preoperatore për të reduktuar dhimbjet te pacientët me FA; kirurgjia ndaj frakturave pelvike brenda 48 orëve që nga shtrimi në spital; terapia fizike intensive pas daljes nga spitali për të përmirësuar rezultatet funksionale; analiza diagnostifikuese të detajuara të osteoporozës pas FA-së me suplementimin e vitaminës D dhe kalciumit, nëse nevojitet përdorimi i një gozhde cefalomedulare për frakturat nën-trokanter ose oblike, pragu për transfuzionin e gjakut që nuk i kalon të 8 g/dl në pacientët me FA asimptomatik në fazën postoperatore; përdorimi i një programi kurimi ndërdisiplinor te pacientët me demencë të lehtë ose të moderuar për të përmirësuar rezultatet funksionale, menaxhimi i dhimbjeve mbas ndërhyrjeve kirurgjikale për FA. Të gjitha rekomandimet nënkuptohen si instrument edukativ dhe vendimtar për të përmirësuar gjykimin klinik, gjithmonë duke pasur parasysh preferencat dhe vlerat e pacientit.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>