News

qer272023

Qershori, muaji i ndërgjegjësimit ndaj skoliozës. Mjekët ortopedë: Kujdes me peshat që mbajnë fëmijët, monitoroni çantat e shkollës!

Skolioza është një lakim që pëson shtylla kurrizore te njeriu. Një shtyllë kurrizore e shëndetshme duhet të jetë e drejtë si kur shikohet nga para si kur shikohet nga mbrapa. Në momentin që shfaqet skolioza, lakimi i shtyllës kurrizore shihet djathtas ose majtas. Megjithatë, diagnoza përfundimtare bëhët nga mjeku ortoped ose fizioterapisti.

Shkalla e shtrembërimit

Lakimi konsiderohet i vogël kur është nën 20 gradë.

Lakimi është mesatar kur është ndërmjet 25 dhe 40 gradë.

Lakimi është i rëndë kur kalon 50 gradë. Ky lloj lakimi mund të dëmtojë mushkëritë. Kjo është arsyeja pse kirurgët ortopedë dhe traumatologët shpesh marrin masa kirurgjikale përpara se të ndodhë kjo, në mënyrë që lakimi të mos arrijë deri në pikën e fundit.

Si korrigjohet?

Shumica e fëmijëve me skoliozë të lehtë nuk kanë nevojë për trajtim, rekomandohen ushtrime korrigjuese dhe kontrolle të rregullta për t'u siguruar që deformimi të mos përparojë.

Kur mjeku konsideron se kurba (harku) ndryshon nga mesatarja në e rëndë dhe se mund të përkeqësohet ose të shkaktojë probleme, rekomandohet përdorimi i një korseje ortopedike derisa fëmija të ndalojë së rrituri.

Por, për të gjithë prindërit mjekët ortopedë rekomandojnë së pari të kontrollojnë çantat e shkollës së fëmijëve, pasi përveçse me libra i rëndojnë duke u vendosur ushqimin dhe shishet e ujit. Një fëmijë mund të mbajë në shpinë jo më shumë se 10% të  peshës së tij trupore në mënyrë që të mos nisin shtrembërime të shtyllës kurrizore të cilat janë probleme në shëndetin e fëmijëve.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>