Pediatri

mar222024

Qelizat CAR-T, një mundësi e re terapeutike për neuroblastomën

Neuroblastoma përfaqëson një sfidë të ndërlikuar për onkologjinë pediatrike, me një shkallë mbijetese 5-vjeçare në pothuajse 50% te fëmijët të prekur nga trajta me rrezik të lartë. Megjithatë, ekipi i studimit me autor kryesor Prof. Roberto Chiarle në Universitetin e Torinos, Spitali i Fëmijëve në Boston dhe Fakulteti Mjekësor në Harvard përcaktuan një strategji të re terapeutike, e cila mund të jetë revolucionare për përmirësimin e efikasitetit të trajtimeve për këtë lloj tumori.

Studiuesit kanë demonstruar se përdorimi i qelizave CAR-T kundër receptorit ALK, në kombinim me inhibitorët e ALK, mund të sjellë rezultate premtuese në trajtimin e neuroblastomës. Qelizat CAR-T janë qeliza të vetë pacientit, të modifikuara në laborator në mënyrë që sipërfaqja e tyre të përmbajë një receptor kimerik që njeh receptorin ALK.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën Cancer Cell. Terapia me qeliza CAR-T përbën një armë urgjente kundër kancerit, e cila modifikon qelizat T të pacientëve që t'i njohin dhe sulmojnë në mënyrë precize qelizat tumorale. Gjithsesi, terapitë aktuale me CAR-T janë pjesërisht efikase kundër pjesës më të madhe të tumoreve të ngurtë, përfshirë edhe neuroblastomat.

Ekipi i studimit ka krijuar një terapi të re qelizore të llojit CAR-T në laborator për neuroblastomën, duke synuar receptorin ALK, onkogjen i njohur dhe i pranishëm në tumore të ndryshme. Por, jo të gjithë pacientët e prekur nga neuroblastoma paraqesin aq nivele të larta të receptorëve ALK në qeliza tumorale, sa të tërhiqen nga qelizat CAR-T.

Më pas, studiuesit i shtuan edhe një inhibitor të ALK trajtimit me qeliza CAR-T. Rezultoi se ky inhibitor jo vetëm pushon sinjalizimin onkogjenik nga receptorët e ALK, por shton edhe numrin e këtyre receptorëve në sipërfaqen qelizore, duke mundësuar më shumë pikësynime për qelizat CAR-T te pacientët me ALK të ulët.

Rezultatet paraklinike kanë demonstruar efikasitetin e këtij kombinimi terapeutik te kafshët me neuroblastomë metastatike, me reduktim të dukshëm të rritjes tumorale dhe përmirësim të mbijetesës te minjtë e analizuar.

Në vijim të këtyre zbulimeve, Spitali i Fëmijëve në Boston po përgatit kërkesën për autorizimin e një studimi klinik mbi këtë terapi te fëmijët e prekur nga neuroblastoma refraktare ndaj trajtimeve ose nga një recidivë e sëmundjes, drejtuar Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>