Mjekësi e përgjithshme

mar42015

Qelizat staminale njerëzore ndoshta të efektshme ndaj dëmeve të kimioterapisë së trurit

Sipas një studimi të publikuar tek Kërkimi i Kancerit (Cancer research) i zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë në Irvin, trajtimi me qeliza staminale nurale njerëzore mund të jetë efikas për të shëruar defiçitet e proçesit të të mësuarit dhe kujtesës pas kimioterapisë. Në studimet paraklinike mbi kavje laboratorike kërkuesit të koordinuar nga Charles Limoli professor onkologjie dhe radioterapie, kanë zbuluar se qelizat staminale njerëzore me orgijnë neural të transplantuara një javë mbas përfundimit të disa sencave kimioterapie janë në gjëndje të kthyer sërisht një sërë funksionesh njohëse, të matura një muaj më vonë me disa testime mbi sjelljen.  Në të kundërt minjtë të cilët nuk i janë nënshtruar trajtimit kanë shfaqur shqetësime si në memorie edhe në aftësitë e të mësuarit. "  Përdorimet e shpeshta të kimioterapisë për të luftuar tumore të shumfishta mund të shkaktojë dëme te konsiderueshme të funksioneve njohëse të njohura edhe si (chemobrain) që mund të shfaqen në mënyra të ndryshme duke vazhduar për shumë edhe mbas trajtimit me farmaceutikë anti-tumoral citotoksike-, shpjegon autori i artikullit, duke vëzhguar se shqetësime të tilla marrim përmasa shqetësuese sidomos tek pacientët pediatric me të cilët i janë nënshtruar rrezatimeve të kafkës  dhe se crregullimet njohëse varen pjesërisht nga deplezioni i qelizave staminale të trurit, vecanërisht në ato të cilat gjënden tek pjesa neurogjene të ipokampit. " Transpalnitimi i qelizave staminale njerëzore mund të ndryshojë dëmet nga (chemobrain) -, vazhdon onkologu, duke shpjeguar se kimio dhe radio terapia dëmtojnë edhe strukturën njohëse të neuroneve duke ndryshuar integritetin e sinapseve njësoj sic një pemë ndahet nga rrënjët ose gjethet, për pasojë te parenkina cerebrale ulet aftësia për të trasmetuar mesazhe neural tek baza e të mësuarit dhe të memories. " Qelizat e transplantuara mbrojnë neuronet pritëse duke penguar humbjen dhe duke përmirësuar riparimin-, saktëson Limoli dhe përfundon duke thënë se - " edhe pse të herëta këto rezultate i hapin rrugën kërkimeve mbi efektet mbrojtëse të qelizave staminale neural tek pacientët me mangësi njohëse të shkaktuara nga trajtimet anticancer-.

Cancer Res. 2015;75(4):676-86. doi: 10.1158/0008-5472.CAN-14-2237

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>