pri72015
Panik në Angli për super bakteret që mund të vrasin mbi 80 mijë persona
Mund t'i kushtojë jetën deri 80 mijë personave përhapja e një brezi të ri bakteresh rezistentë ndaj antibiotikëve.
Të dhënat vijnë nga një raport i qeverisë britanike, e cila për herë të parë zbulon arsyet e viktimave të mundshme të infeksionit.
Raporti është marrë seriozisht nga qeveria britanike, me kryeministrin David Cameron, i cili i druhet një "rikthimi të viteve të zeza të mjekësisë".
Raporti ndaj baktereve rezistentë ndaj antibiotikëve, aktualisht në treg, është përpunuar nga Departamenti për drejtimin e emergjencave kombëtare të "Doëning Street".
"Pa ilaçet efikase, edhe operacionet më të thjeshta mund të jenë në rrezik fatal-, lexohet në një dokument.
Mes baktereve më të rrezikshme, janë "E.coli", "Klebsiella" dhe "Staphylococcus aureus".
Përgatiti: Alma Demiraj