Mjekësi e përgjithshme

mar162015

Analizat e shumta të gjakut shtojnë rrezikun e anemisë dhe trasfuzionit

Analizat e shumta laboratorike tek pacientët të cilët i janë nënshtruar kirurgjisë kardiake mund të çojnë tek një varfërim i sasië së gjakut që njëkohësisht shton rrezikun e anemisë dhe të trasfuzioneve të gjakut sipas një studimi të publikuar tek (The annals of thoracic surgery). Pacientët të cilët kanë bërë trasfuzione gjaku kanë një frekuencë më të lartë të infeksioneve post-operacion dhe një vdekshmëri më të lartë-, thotë bashkautorja e artikullit Colleen Koch e klinikës "Cleveland" në Ohaio, që bashkë me kolegët e saj kanë analizuar numrat dhe llojet e ekzaminimeve të gjakut të 1.894 pacientëve të cilët i janë nënshtruar kirurgjisë kardiake nga janari deri në qershor 2012. Kërkuesit kanë krahasuar të dhënat me sasinë totale të gjakut të marrë nga secili nga pacientët duke zbuluar se gjatë periudhës së studimit janë kryer plot 221.498 teste laboratorike te barazvlefshëm me 116 testime për kokë. "Vëllimi i gjakut venoz të marrë nga cdo pacient gjatë permanencës së tij në spital ka rrezultuar gati 454 mililitra me diferenca të dallueshme midis njësive të terapisë intensive dhe reparteve të mjekimeve të zakonshme. "Jemi befasuar nga sasia e gjakut të marrë nga pacientët për testet laboratorike të barazvlefshme me gati një ose dy njësi të rruazave të kuqe-, nënvizon kërkuesja duke theksuar se sa më të ndërlikuara të ishin proçedurat kirurgjike akoma më i lartë ishte vëllimi i gjakut të marrë. "Në të njejtën mënyrë sa më e lartë të ishte sasia e gjakut të marrë për ekzaminimet akoma më i lartë rreziku i një gjëndjeje anemie për shkak të trasfuzioneve të shumta-, vazhdon autorja, duke shpjeguar se në dalje të rrezultateve do të ishte më mirë të mendohej dy herë nëse është e nevojshme të kryhet cdo testim dhe vecanërisht ata të përsëritur cdo ditë pa qënë efektivisht e nevojshme. Në një artikull komentues Milo Engoren i Universitetit të Miçiganit të Ann Arbor thekson rëndësinë e nevojës për të kufizuar humbjet ematike për të ulur nderlikimet post-kirurgjikale. " Që tani jemi duke bërë çdo sforcim të mundshëm për të reduktuar në minimum hemoragjinë intra-operatorike dhe tani duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe mbas ndërhyrjes. Dikush mund të kundershtojë që trasfuzionet nuk janë të dëmshme por shumë të tjerë do të ishin dakort me mua që të shmangësh aneminë dhe trasfuzionet është më e mira për të sëmurët.

Ann Thorac Surg. 2015. doi: 10.1016/j.athoracsur.2014.09.062 
Ann Thorac Surg. 2015. doi: 10.1016/j.athoracsur.2014.10.054


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>