Mjekësi e përgjithshme

maj182015

Melanoma e lëkurës: eksperimentohet me sukses një vaksinë e personalizuar

Sipas të dhënave të para të një studimi të zhvilluar te "Washington university school of medicine of St. Louis" vaksinat e personalizuara kundër melanomës shkaktojnë një përgjigje imunitare të fuqishme kundër ndryshimeve të tumoreve tek pacientët. Vaksinat e ndërtuara me porosi dhe që jepen në tre raste të melanomës së përparuar duket se rrisin numrin dhe biodiversitetin e qelizave "T killer" të cilat janë shkak për shkatërrimin e tumoreve, duke dhënë një shtysë të madhe për të vazhduar kërkimet mbi imunoterapinë. Ky kërkim i cili është publikuar tek "Science" është drejtuar nga Gerard Linette, mjek onkolog te Universiteti i Washingtonit. "Vaksiant kundër kancerit janë zhvilluar duke u nisur nga një identifikim fillestar i gjenomeve të tumoreve dhe të shtresave të shëndetshme të pacientëve për të identifikuar proteinat e shndërruara të cilat quhen ndryshe "neoantigjenet" të cilët kanë një rëndësi të veçantë tek qelizat neoplastike-, thotë kërkuesja. Hapi tjetër ishte parashikimi dhe parandalimi, me anë të algoritmeve informatikë dhe provave laboratorike se cilët neoantigjene do të kishin mundësitë më të larta për të dhënë një përgjigje imunitare efikase nëse këto të fundit përfshiheshin në një vaksinë. Në fund vaksinat e personalizuara u janë dhënë pacientëve me melanomë, të cilët më parë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të hequr tumorin, por me metastaza të shpërndara tek nyjet linfatike  dhe me rrezik të lartë për rishfaqje. "Të dhënat e mbledhura tregojnë se vaksinat me porosi japin një përgjigje imunitare e cila përfshin edhe qelizat "T killer"- vazhdon më tej autori duke theksuar se këto janë rezultate paraprake dhe se është ende shumë herët për të kuptuar nëse imuntoterapia do të jetë efektive për një periudhë afatgjatë. Nga studimi nuk rezultojnë efekte anësore të dëmshme. "Tentativat e mëparshme për imunizim kundër melanomës kishin si objektiv proteinat nga tumoret por edhe nga qelizat e shëndetshme, e cila vështirësonte arritjen e një përgjigjeje imunitare efikase, ndërsa "Washington University" përdor një imunoterapi specifike e cila është zhvilluar duke u nisur nga struktura e kancerit-, vazhdon më tej Linette duke theksuar se ky është rezultati më i personalizuar që mund të arrihet kundër melanomës e cila njihet për shumëllojshmërinë e saj e cila shkaktohet nga ekspozimi në dritën ultravjollcë. "Kemi ende shumë punë për të bërë, por ky ështe një hap i rëndësishëm i cili i hap dyert vaksinave me porosi për mjekimin e tumoreve-, përfundojnë autorët.

Science. 2015. doi: 10.1126/science.aaa3828


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>