Mjekësi e përgjithshme

qer42015

Përshkrimi i tepërt i barnave: për të dënuar mjekë dhe farmacistë duhen prova kontrekte

Përshkrimi i tepërt i recetave me barna nuk mjafton për të dënuar një mjek ose farmacist i cili akuzohet se ka përdorur barna në mënyrë të tepruar. Dënimi për përshkrim të tepërt të barnave mund të jepet vetëm për pjesën e dëmit i cili mund të provohet dhe është i pakundërshtueshëm; kjo e fundit bëhet vetëm nëse mjeku ka treguar neglizhencë, pakujdesi ose mungesë eksperience në lidhje me detyrën e kërkuar në sektorin publik. Këtë e konfirmon edhe Gjykata Siçiliane e Auditorëve të Apelit me senacën 61/15 të datës 2 Mars. Gjithçka filloi nga kundërshtimet e Asl-ve kundrejt mjekëve të një zyre të themeluar të cilët kishin përshkruar receta mjekësore disa pacientëve të cilët nuk ishin prezent; gjithashtu farmacistët që kishin furnizuar barnën. Gjykata Siçiliane e Auditorëve të Apelit tek e cila ishin raportuar parregullsitë, ka shkarkuar nga detyra personalin mjekësor duke paraqitur te prokuroria se, për të vërtetuar përshkrimin e tepërt nuk duhet arsyetuar mbi devijimet statistikore, mbi bazën e mesatares së përshkrimeve të kolegëve të të njëjtit distrikt dhe gjatë apelimit ka dënuar vetëm autorët dhe furnizuesit e 140 recetave të cilat u ishin lëshuar pacientëve të cilët mohojnë se i kanë kërkuar ose i kanë blerë ato. "Seanca siçiliane duket se mban orientimin e Gjykatës Lombarde të Auditorëve të Apelit e cila në vitin 2010 me një sërë seancash, risolli çështjen e njohur të 564 mjekëve të akuzuar për përshkrim të tepërt recetash në rajonin tonë-,thotë Roberto Carlo Rossi president i "Snami Lombardi". "Seanca më e njohur ajo nr.24095 konfirmon se si për të vërtetuar fajësinë e mjekut nuk mjafton që ky i fundit të ketë ndryshuar parametrat statistikor, siç kishte caktuar në fillim Gjykata e Auditorëve të Apelit në Umbria: nuk mund të dënohet mjeku sepse ka "tejkaluar masat e caktuara" të shpenzimeve farmaceutike nëse nuk vërtetohen "specifikime të mëtejshme të dëmeve të shkaktuara nga receta të pajustifikuara". Jo se smund të merret për bazë kriteri statistikor por, nuk mund të arsyetohet në tërësinë e përshkrimin e recetës nga mjeku kur përgjegjësia administrativo-ekonomike lind gjithmonë nga komponentë të dëmshëm.
Rossi rikutjon edhe një fakt tjetër tek rasti nr.24095: "Që mjeku të ndjekë sa më mirë pacientin duhet ti jepet liri veprimi në trajtimin e mospërputhjeve që mund të verifikohen nga gjëndjet klinike, tolerimin ndaj trajtimin dhe ndërveprimin farmakologjik sipas karakteristikave të secilit pacient-. Prandaj theksohet se: "Nuk është e jashtëligjshme të shkruhen receta mjekësore edhe në dukje të dispoziteve ekzistuese, gjithmonë në limitet e llogjikës, të arsyetimit dhe të letërsisë shkencore-. Fatkeqësisht në hapjen e këtyre seancave nuk korespendon një reflektim i opinionit publik. Pikërisht në Siçili dhe në Katani Asl-të përndjekin mjekët për përshkrimin e recetave me alendronat të cilat janë subjet i një përzierjeje shënimesh të AIFA. Thënë ndryshe, bota administrative nuk lexon seancat dhe mjekët dhe pacientët jetojnë edhe më keq-.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>