Mjekësi e përgjithshme

qer182015

AIFA: kujdes të mëtejshëm me Ketokonazole HRA

Agjensia Italiane e Barnave (AIFA) në bashkëpunim me Agjensine Europiane e Barnave (EMA) ka bërë të mundur informacione të rëndësishme mbi sigurinë e Ketokonazol HRA, i autorizuar për trajtimin e sindromës Cushing endogjene tek të rriturit dhe adoleshentët sipër moshës 12 vjeç. Terapia me Ketokonazole HRA duhet të nisë nën vëzhgimin e mjekëve ekspertë në trajtimin e sindromës Cushing që të kenë në dispozicion struktura të përshtatshme për monitorimin e përgjigjeve biokimike. Nga momenti që doza duhet të përshtatet sipas nevojave terapeutike të pacientit në bazë të normalizimit të niveleve të kortisolit. Ketokonazole HRA është i këshilluar tek pacientë me epatopati akute ose kronike dhe nëse nivelet e enzimave epatike janë mbi 2 herë më të larta se norma. Për të reduktuar në minimum dëmin epatik të rëndë, monitorimi i funksionalitetit epatik është i detyrueshëm për të gjithë pacientët që marrin Ketoconazole HRA para fillimit të terapisë dhe më pas në menyrë të rregullt periodike. Këtokonazola HRA duhet ndërprerë nëse zhvillohen simptoma klinike të hepatitit. Në veçanti mjeku, para se të fillojë trajtimin duhet që: të masë enzimat epatikë (Asat, Alat, gammaGT, fosfatasi alcalin) dhe biluribinën dhe të informojë pacientin për rreziqet e epatotoksicitetit, përfshi këtu edhe nevojën për të ndërprerë trajtimin dhe për të kontaktuar mjekun menjëherë në rast kur ndihen keq ose të simptomave si anoreksia, të vjella, lodhje, dhimbje abdominal ose urinë të errët. Në këto raste trajtimi duhet të ndërpritet menjëherë dhe duhen ndjekur testimet e funksionalitetit epatik. Gjatë trajtimit duhet kryer me intervale të shpeshta matja e enzimave epatike dhe të biluribinës: me kadencë javore mbas një muaji nga fillimi i trajtimit, më pas me kadencë mujore 6 muaj mbas fillimit të trajtimmit dhe më pas me kadencë javore për një muaj sa herë që shtohet doza. Në rast rritjeje të enzimave epatike më të ulëta se 3 herë nga norma, duhet bërë një monitorim më i shpeshtë i vlerave të funksionalitetit epatik dhe doza ditore duhet reduktuar në të paktën 200mg. Në rast rritjeje të enzimave epatike të njëjta ose më të larta se 3 herë nga norma Ketokonazola HRA duhet ndërprerë menjëherë dhe nuk duhet rifilluar sërisht për shkak të rrezikut të lartë epatotoksicitetit. Nëse trajtimi zgjatet mbi gjashtë muaj, monitorimi i enzimave epatike duhet bërë sipas kritereve mjekësore dhe në rast të rritjes së dozës mbas gjashtë muajve të parë, përsëritet me kadencë javore për një muaj. Ketokonazoli me kompresa orale në treguesit antimikotik i është nënshtruar një proçedurë referalesh në Europe për çështje të shëndetit publik të lidhura me rrezikun e epatoksicitetit. Në vitin 2013, autorizimet për hedhjen në treg të barnave orale që përmbanin ketokonazol në treguesit antimikotik tek të cilat doza ditore e rekomanduar ishte prej 200mg/die janë pezulluar. Hepatotoksiciteti me ketokonazolin lind zakonisht mes muajit të parë dhe të gjashtë të trajtimit, por është vënë re edhe më herët se një muaji nga nisja e terapisë ose në rast të rritjes së dozës. Pjesa më e madhe e eksperiencave klinike vjen nga përdorimi i ketoconazolit si terapi antimikotike. Mekanizmi i dëmit epatik dytësor ndaj ketokonazolit nuk është ende plotësisht i qartë. Përtej rasteve të hepatitit akut, hasja më e shpeshtë është rritje e lehtë asimptomatike e enzimave epatike. 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>