gus282023
"Mjekësi" 2023-2024. UMT: Këtë vit 40 kuota pranimi më shumë në Mjekësi të Përgjithshme
Këtë vit të ri akademik janë rritur me 40 kuotat e lira të pranimit në degën Mjekësi e Përgjithshme. Referuar listave të publikuara nga Universiteti i Mjekësisë mbi renditjen e aplikantëve të këtij viti, vija e kuqe i ndan fituesit te numri 400, nga 1800 ish-maturantë që aplikuan këtë vit për degën që e lakmojnë të gjithë, por që mund ta arrijnë vetëm ata që kanë mestare të lartë. Këtë vit vihet re se maturantët kanë pasur mestare 9.9 të maturës shtetërore. Ndërkohë që për herë të parë përveç notes mesatare u fut edhe testimi informatizuar, çka rriti cilësinë e përzgjedhjes së studentëve që do të studiojnë mjekësi. Por, listës së fituesve do t'i shtohen edhe kuotat e mbuluara dhe ato të trojeve dhe numri i studentëve të vitit të parë në Mjekësi këtë vit do të jetë 500.
Ndërsa, nëse i referohemi kuotave të pranimit të studentëve që ndoqën vitin e ri akademik 2022- 2023 vija e kuqe ndërpritet te numri 360. Pra, këtë vit ka 40 kuota më shumë. Por, një vit më parë numri i aplikantëve ka qenë më i lartë krahasuar me këtë vit. Një vit më parë kanë aplikuar 3183 ish-maturantë dhe fituan të drejtën e studimit vetëm 360 studentë. Ndërsa këtë vit aplikuan 1800 ish-maturantë dhe fituan të drejtën e studimit 400 studentë. I pyetur më herët nga Doktor33, rektori i UMT prof. Arben Gjata deklaroi se synimi është që të rriten edhe më shumë kuotat e pranimit, por nuk duhet të harrojmë se rritja e numrit të studentëve duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteve si në infrastrukturë ashtu edhe në staf pedagogjik.
Më poshtë, lista e fituesve:
Alma Demiraj