News

kor52023

Qeveria vendosi: Studentët e Mjekësisë që nisin studimet këtë vit, kanë detyrimin për të ofruar shërbim shëndetësor 5 vite në vend

Qeveria ka marrë vendim këtë të mërkurë duke iu bërë me dije studentëve para se të zgjedhin degët e studimit se, nëse do të zgjedhin Mjekësi në universitetin publik, pas përfundimit të studimeve, do të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vend për 5 vjet. Ky detyrim, sipas ministres së Shëndetësisë, do të jetë më pak për ata studentë të cilët i kanë nisur tashmë studimet në këtë degë.
"Kjo është një sfidë kundrejt ikjes masive të mjekëve. Ne jemi bazuar edhe në praktika të vendeve të tjera të cilat po përballen me këtë fenomen", shpjegoi ministrja.
Por, ata të cilët do të lidhin kontratën, do të kenë lehtësira dhe prioritet për t'u punësuar në spitale të sistemit publik.
"Sigurisht, ata do të kenë incentiva lehtësuese si përsa i përket punësimit në sistemin publik shëndetësor, strehimit me kredi të zbutura e të tjera lehtësira", theksoi ministrja.
Vendi ynë ofron kujdes shëndetësor me afro 1.9 mjekë për 1 mijë banorë, ndërkohë që vendet e rajonit e kanë 2.7 mjekë për një mijë banorë. Për t'u përafruar në këto shifra, kërkohet frenimi i ikjes së mjekëve, ndërkohë që në vitin 2024 do të rritet në 500 numri i kuotave të pranimit në Fakultetin e Mjekësisë. Pak ditë më parë, studentët e Mjekësisë zhvilluan protesta në mënyrë që propozimi i bërë gati nga rektorati i universitetit, ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, të mos miratohej, duke e quajtur atë diskriminues.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>