Mjekësi e përgjithshme

qer22015

Polipilula një strategji e suksesshme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Polipilula, ose një pilulë e cila merret vetëm një herë në ditë dhe që përmban të gjitha barnat e nevojshme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës është cilësuar si e pranueshme nga pacientët dhe nga personeli mjeksor në fushën e parandalimit kardiovaskular. Këto janë përfundimet e publikuara të "Circulation cardiovascular outcomes quality" të një studimi të drejtuar nga Hueiming Liu i "George institute for global health of Camperdown" në Australi. Edhe pse ndryshe nga terapitë e tjera të parandalimit kardovaskular parësor dhe dytësor, studimet mbi efikasitetin tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të terapisë farmakologjike me polipilulën e cila përmban në një kompresë të vetme një statinë, dy antidepresiv dhe një antiagregues, por ende nuk dihet si do të reagojnë pacientët-, shpjegojnë autorët, të cilët për të diskutuar më tej argumentin kanë intervistuar 94 persona të cilët ishin personel mjeksor dhe pacientë mbi pranimin ose jo të kësaj pilule. "Për pacientët vantazhet më të mëdha vinin nga kursimi i shpenzimeve mjekësore por edhe nga thjeshtësia për marrë vetëm një piluë në ditë. Po të njëjtin mendim kanë edhe infermierët, farmacistët dhe personeli mjeksor, të cilët e konsiderojnë pilulën një strategji shumë të mirë për të përmirësuar përdorimin e barnave nga ana e pacientëve por duke theksuar dizavantazhet e dozës fikse e cila në disa raste ishte jo e duhura për pacientët në gjëndje të ndërlikuar-, vazhdon Liu. "Pavarësisht pengesave akoma të pranishme, polipilula vazhdon të njihet gjithnjë e më shumë si një zgjidhje për parandalimin e eventeve kardiovaskulare falë potencialit të saj të madh në mbështetjen e legjistatlacioneve shëndetësore-, perfundon Liu.

Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2015;8:00-00. DOI: 10.1161/CIRCOUTCOMES.115.001483 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>