qer192015
Metformina mbron nga glaucoma të moshuarit me diabet
Tek njerëzit me diabet, marrja e metforminës lidhet me një rrezik më të ulur për glaukomë, kjo sipas një studimi të publikuar te "Jama ophthalmology". Barnat të cilat imitojnë një fremin kalorik, si biguanidet, mund të reduktojnë rrezikun e disa sëmundjeve tipike të moshës madhore por nuk dihet nëse këto lloj barnash mund të ndikojnë edhe mbi rrezikun për sëmundje okulare tek të moshuarit si degjenerimi makular, retinopati diabetike, katarat ose glaukomë. Kështu Julia Richards e Universitetit të Michigan-it në Ann Arbor, ka ekzaminuar lidhjet mes metforminës dhe rrezikut të glaukomës duke përdorur të dhënat nga 2001 në 2010 sipas të mjekuarve të cilët ishin trajtuar nga një agjensi amerikane. Nga 150.016 pacientë me diabet, 3.9% i tyre ka zhvilluar sëmundjen e glaukomës gjatë periudhës së vëzhgimit dhe metformina u është përshkruar të paktën 1 herë 40.1% të pjesmarrësve. Sulfinaturat të cilat ishin të dytat në listë janë përshkruar në të paktën 31% të rasteve dhe në vënd të tretë me 23.8% tiazolidindioni, dhe në fund insulina në 22.6% të diabetikëve. Të dhënat e mbledhura tregojnë se pacientët tek të cilët është përdorur një sasi e madhe metformine, ose 1.110 grame në dy vite, kishin një një reduktim prej 25% të rrezikut të glaukomës ndryshe nga ata të cilët nuk e përdornin. Lidhja varet gjithashtu edhe nga doza: për çdo gram më tepër metforminë, korespondon me një reduktim të 0.16% të rrezikut për glaukomë. "Nëse llogaritjet tona janë të sakta, atëhere 2 gramë metformine në ditë për 2 vite janë të barazvlefshme me 20,8% të rrezikut të kësaj lloj glaukjome-, thekson Richards dhe përfundon duke thënë se "Përveç se diabetit, efektet e metforminës njihen edhe për sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje të kancerit , por ky studim tregon rëndësinë e rrezikut për të zhvilluar patologji të ndryshme në moshë të tretë-, përfundojnë autorët duke shpjeguar se hapi i rradhës do të jetë të qartësohen mekanizmat e veprimit të metforminës mbi shptresat okulare të përfshira në glaukomë.
JAMA Ophthalmol. 2015. doi: 10.1001/jamaophthalmol.2015.1440