Mjekësi e përgjithshme

kor82015

Diagnostikimi dhe trajtimi i tumorit cerebral në shkallë gjenetike

Te "New England journal of medicine" një grup ekspertësh shpjegon një metodë të re për të klasifikuar tumoret cerebrale e cila mund të revulucionalizojë qasjet diagnostikuese dhe terapeutike ndaj një kërcënimi të vështirë për të zbuluar dhe për tu trajtuar. Nga studimi, nga një projekt i "The cancer genome Atlas" dalin diferenca të dukshme qelizore midis formave të ndryshme të gliomave. "Kemi gjetur ato qeliza të cilat mund të përdoren për të rradhitur pacientët në kategori të ndryshme me karakteristika të ndryshme dhe përfundime klinike-, thotë Alfred Yung, president i Neurologjisë në Universitetin e Texas "MD Anderson Center" dhe bashkautore me Roeland Verhaak, profesor i asociuar i Bioinformatikës dhe Biologjisë kompjuterike te "MD Anderson". "Duke analizuar gjashtë format më të zakonshme të gliomës, kemi arritur të zbulojmë se ato, mund të grupohen në tre grupe të ndryshme qelizore-, thotë Verhhak, duke theksuar se këto rezultate mund të japin baza të reja për azhornimin e ardhshëm të klasifikimit e cila jepet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi tumoret e sistemit qëndror nervor. "Ky studim i cili ka analizuar përbërjen qelizore të tumoreve cerebrale mes të cilëve, mutacionet gjenetike, anomalitë kromozomike dhe ndryshime të tjera, përfaqëson një hap të rëndësishëm në klasifikimin dhe në trajtimin e neoplazive të encefalit në bazë të prejardhjes së tyre gjenetike-, vazhdon më tej Daniel Monello, kërkues dhe neuropatolog te "Winship cancer institute della Emory university" në Atlanta, një prej koordinatorëve të projektit, duke shpjeguar se përdorimi i biomarkatorëve qelizor të diagnozës së këtyre formave të tumoreve cerebrale, do të sjellë rrjedhimish një mënyrë më uniformë të diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve. Studimi që ka përfshirë 44 institucione, ka arritur në përfundimin se testimet qelizore, të bashkangjitura me analizat aktuale istopatologjike do të mund të tregojnë me një saktësi më të lartë shkallën e agresivitetit të sëmundjes dhe reagimin e saj ndaj trajtimit. 
Nejm June 10, 2015 DOI: 10.1056/NEJMoa1402121


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>