News

kor92014

Të dhëna të reja mbi faktorët e diferencimit qelizor në onkologji

Të korrigjosh sjelljen e qelizave kancerogjene, por edhe të sëmundjeve të tjera kroniko-digjestive , nëpërmjet faktorëve të dierencimit të qelizave embrionale. Një fillesë e studimeve të sjella nga Pier Mario Biava, mjekë i IRCCS Multimedica Milano dhe të publikuara në Current Medicinal Chemistry (2014; 21: 1072-1081).
Një studim përdori faktorë diferencimi (SCDSF) aktivë në qelizat staminale të marra nga embrioni i Zebrafish në faza  të ndryshme të zhvillimit. Faktorët e ormuluar në doza të ulëta kanë shkaktuar një inhibim sinjifikativ të rritjes in vitro të linjave të ndyshme të qelizave tumorale, siç interpretohet nga autorët si rezultati i mundshëm i një veprimi të gjeneve të tilla si p53 dhe pRb. Trajtimi aktivizon apoptozën dhe diferencimin e lidhur me Caspasi-3. Kërkimi në këtë fushë, bazohet në idenë se qelizat e tumorit në të vërtetë janë qeliza staminale të ndryshuara, të mbyllur në një fazë shumimi, në mes të dy fazave të ndryshme të diferencimit qelizor. "Qelizave tumorale - shpjegon Biava - u mungon informacionin për të vazhduar normalisht diferencimin e mëtejshëm. Nëse këtyre qelizave u japim " informacionin" që ti rikthehen zhvillimit të rregullt, ndreqen mutacionet që çojnë në malinjitet." Flitet për terapi informacionale në të cilën korrigjimi i shprehjes së genit bëhet nëpërmjet një mekanizmi epigjenetikë të ndërmjetësuar nga faktorët e diferencimit: rezultati është se qelizat tumorale i rikthehen normalitetit fiziologjik. "Është i disponueshëm një produkt për përdorim human i cili përmban doza shumë të ulëta të SCDSF-shkruajnë autorët- dhe tashmë janë regjistruar rezultate të favorshme në kancerin e gjirit dhe në karcinomën hepatoqelizore në stad të ndërmjetëm ose të përparuar. Në lidhje me këtë të fundit, rezultati në 179 pacientë u publikua në Oncology Research (2005; 15: 399-408) dhe më vonë në një edicion special të Current Pharmaceutical Biotechnology ( volumi 12, shkurt 2011). Hulumtimi i fundit vërtetoi regresin e plotë të tumorit primar në hepar në stad të ndërmjetëm-avancuar në 13,1% të rasteve.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>