Mjekësi e përgjithshme

kor92015

Duhanpirja në rënie, por vdekshmëria nga kanceri në rritje

Sipas një studimi të "Jama Internal Medicine" 48.5% i gati 346.000 e vdekjeve për 12 lloje tumoresh të verifikuar ne 2011 në SHBA midis të rriturve në moshë mbi 35 vjeç është si pasojë e duhanpirjes. Këtë e thotë Rebbeca Siegel e "American cancer society of Atlanta" dhe bashkëautore e artikullit: "Menyra e duhaniprjes dhe lidhja midis cigareve dhe vdekjes prej tumorit kanë ndryshuar ne dekadën e fundit". Si pasojë e reduktimit të duhanpirësve nga 23.2% në 18.1% ndërmjet viteve 2000 dhe 2012, disa të dhëna tregojnë se rreziku i vdekjes për kancer mes duhanpirësve është në rrijte. Për të qartësuar këtë çështje kërkuesit kanë përdorur të dhënat e "National health interview survey" dhe të "Cancer prevention study III" të cilët i referohen vitit 2011 duke i krahasuar me ato të një rasti tjetër. "National health interview survey" jep vlerësime të përhapjes së duhanpirësve të mbështetura mbi intervista të zhvilluara adultëve në SHBA dhe mbi të dhëna të cilat vijnë nga pyetësore të veçantë-, thotë autorja e artikullit duke theksuar kufizime të studimit. "Për shembull, pjesmarrësit ishin multietnik dhe më të shkolluar në krahasim me popullatën gjenerale të SHBA dhe ekspozimi ndaj burimeve të ndryshme të duhanit, jo vetëm cigaret, nuk janë përfshirë në analizë-, vazhdon më tej Siegel duke theksuar se të dhënat e mbledhura tregojnë se në 345.962 të vdekur si pasojë e kancerit ne SHBA 167.805 janë si pasojë e duhanpirjes. "Shumica e vdekjeve për shkak te duhanit lidhen me kancer të mushkërive, bronket dhe traket me 80.2% të rasteve, të ndjekur më pas nga neoplazitë laringe me 76.6%-, shkruajnë autorët duke theksuar se suhani është shkaku i gati gjysmës se vdekjeve për shkak të tumoreve të aparatit oral, ezofagut dhe të fshikzës. "Pavarësisht reduktimit prej më shume së gjysëm shekulli të duhanpirësve, cigaret vazhdojnë të shkaktojnë viktimia për tumore të ndryshme  dhe përpjekjet e vazhdueshme për reduktimin e vdekjeve prej kancerit, nevojisin një kontroll më të detajuar të konsumimit të duhanit duke përfshirë këtu një mbështetje të fortë drejt ndërprerjes së tij-, përfundon Siegel.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>