News

kor132023

Kanceri i fshikëzës së urinës. Alban Ylli: Rritet numri i rasteve të prekur. Çdo vit, 400 raste të reja

Kanceri i fshikëzës së urinës është ndër kanceret që po bëhet shqetësues në vendin tonë pothuajse sa kanceri i mushkërive. Sipas ekspertit të shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik, ky kancer predominon te meshkujt dhe çdo vit shtohen 400 raste të reja.

"Ne nuk ishin fokusuar shumë te ky kancer, por po vëmë re se po rritet në popullatë ndoshta edhe më shumë sesa deklarojnë raportet ndërkombëtare kur flasin për Shqipërinë. Aktualisht, ka një incidencë 15 vetë për çdo 100 mijë banorë.

Alban Ylli thekson se ndër shkaqet kryesore janë duhanpirja, por edhe ekspozimi ndaj kimikateve të shumta që përdoren për profesione të caktuara.

"Nuk është se kemi bërë studime të mirëfillta, por ajo çfarë arrijmë të kuptojmë nga rastet është se faktorët më të rëndësishëm janë ekspozimi ndaj duhanit, por edhe ndaj disa kimikateve që përdoren për shembull në fasoneri, në fabrikat e lëkurës, ato që merren me ngjyrosjen, por edhe në kujdesin ndaj flokëve, për shembull në kozmetikë", shprehet dr. Alban Ylli.

Ekspertët e shëndetit u kërkojnë që mjekët e familjes të fokusohen edhe te ky problem pasi nëse kapet në kohë, ky kancer shërohet. Simptomat e shfaqjes së kancerit mund të ngatërrohen edhe me një infeksion të lehtë, si djegia e urinës apo problemet e prostatës. E rëndësishme është që të drejtohemi te mjeku për çdo shqetësim.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>