Mjekësi e përgjithshme

kor152015

Shtohen pediatërit që shkojnë në punë të sëmurë

Një sondazh amerikan i sapo publikuar te "Jama Pediatrics" zbulon se shumë mjekë dhe infermierë shkojnë në punë edhe kur janë të sëmurë edhe pse janë të ndërgjegjshëm që vënë në rrezik pacientët e tyre. "Infeksionet spitalore mund të rrisin më shumë vdekshmërinë dhe kostot shëndetësore, sidomos tek ato subjekte tek të cilët kanë immunitet të ulët dhe ata të cilët janë më rrezikshmëri të lartë si të sapo lindurit-, shkruajnë Julia Szymczak dhe kolegët e "Children's Hospital di Philadelphia" ku kanë bërë një hetim anonim mes personelit mjekësor duke marrë afërsisht 500 përgjigje. Pyetësorin e kanë plotësuar gati 61% e mjekëve dhe 54% e personelit në disiplinat e ndryshme. Rezultati është disi i habitshëm: edhe pse pjesa më e madhe e personave të intervistuar mendojnë se të punosh gjatë kohës kur je i sëmurë është një rrezik i lartë për pacientët, 4 nga 5 të intervistuarit thonë se kanë punuar të paktën një herë në 12 muajt e fundit gjatë kohës kur kanë qënë të sëmurë. "Personat e marrë në intervistë kanë thënë se kanë ardhur në punë edhe pse kanë qënë të prekur nga simptoma si diarreja, temperaturë dhe shqetësime të frymarrjes-, shpjegojnë autorët. Nga tre arsyet kryesore pse ata shkojnë në punë në këto kushte, në vënd të parë është arsyeja që të mos lënë kolegët e tyre pa ndihmë në 98.7% të rasteve, shqetësimi për pamjaftueshmëri të personelit mjeksor në 94.9% të rasteve ose kujdesi për pacientin në 92.5% të rasteve, ose frika që ti qortonin kolegët. "Studimi, i cili përshkruan faktorët social dhe logjistikë në bazë të pranisë në orarin e punës të personelit mjeksor kur janë të sëmurë, mund të japë kontributin ndaj sforcimeve në spitalin tonë për ti dhënë suport punonjësve tanë  duke i ndihmuar që të bëjnë zgjedhjen e duhur për ti ndihmuar që të mbajnë rraporte të mira me kolegët e tyre si dhe pacientët, ndërkohë që mjekojnë veten e tyre-, përfundojnë autorët. Editorialja e Jeffrey Starke i "Baylor College of Medicine" në Huston komenton duke thënë: krijimi i një sistemi sa më të sigurtë për të trajtuar mungesat në punë për shkak të sëmundjeve kërkon, në shumë raste, një ndryshim kultural, duke evidentuar zgjidhje për ti dhënë siguri pacientëve dhe mbështetje punonjësve të sëmurë në rrespektim të nevojave për kontrollin e infeksioneve spitalore-. 

JAMA Pediatr. 2015. doi:10.1001/jamapediatrics.2015.0684
JAMA Pediatr. 2015. doi:10.1001/jamapediatrics.2015.0994


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>