Mjekësi e përgjithshme

kor152015

Është koha të rishohim bindjet mbi HDL

Funksioni i HDL mund të lidhet jo vetëm me rrezikun për ngjarje të koronares, por edhe me efikasitetin e barnave për të mbrojtur zemrën. "Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë gati 17 milion viktima në vit, gati 1/3 të totalit në botë-, thotë Daniel Rader, drejtor i repartit të parandalimit kardiovaskular te "Pennsylvania University" dhe koordinator i një studimi të sapo publikuar te "The Lancet diabetes & endocrinology" sipas të cilit subjektet me një funksion të kolesterolit HDL me efiçent, sjellin shumë më pak infarkte gjatë viteve ose shqetësime të tjera kardiake në krahasim me personat të cilët kanë një funksion të ulët të HDL - së. Kërkuesit janë nisur nga një studim afatgjatë të zhvilluar në Norfolk, një zonë e Britanisë Lindore në të cilin kanë marrë pjesë mbi 25.000 burra dhe gra të cilët i janë nënshtruar vizitave dhe analizave të gjakut mes viteve 1993 dhe 1997. Gjatë vëzhgimit i cili zgjati deri në vitin 2009, 1.745 prej tyre kanë zhvilluar një sëmundje koronarike: analiza e kampioneve të gjakut ka lejuar që kërkuesit të dallojnë se aftësia e HDL për të promovuar efluksin e kolesterolit rezulton shumë më e lartë në kontrollet mbi pacientët e shëndetshëm se sa tek ata me sëmundje koronarike. "Industritë e barnave janë akoma duke zhvilluar barna për të rritur nivelin e HDL dhe disa prej tyre madje kanë edhe aftësinë për të rritur funksionin-, shkruan Kerry-Anne Rye e qëndrës për kërkime vaskulare te "University of New South Wales di Sydney" në Australi, në një koment tek revista. Është pikërisht në këto fakte që duhet të kujdesemi për të mbrojtur më mirë zemrën dhe enët e gjakut-, shprehet Anne Rye.

Lancet Diabetes Endocrinol. 2015. doi: 10.1016/S2213-8587(15)00126-6 
Lancet Diabetes Endocrinol. 2015. doi: 10.1016/S2213-8587(15)00205-3


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>