kor12015
Statuti i ri i UFSH-së, Gjykata e Apelit nuk jep vendim. Kërkon zhvillimin e disa seancave gjyqësore
Rreth orës 15:00 të ditës së martë është zhvilluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit ndërmjet farmacistëve, drejtuesve teknikë dhe Urdhrit të Farmacistëve.
Drejtuesit teknikë dhe farmacistët kanë kërkuar që Gjykata e Apelit të vendoste pezullimin e Statutit të ri të UFSH-së miratuar nga Këshilli Kombëtar i UFSH me argumentin se disa pika në statut cenonin të drejtën e tyre dhe ishin të jashtëligjshme.
Por, Gjykata e Apelit nuk e ka konsideruar të arsyeshme për të dalë me vendim që në seancën e parë duke kërkuar zhvillimin e disa seancave.
Drejtuesit teknikë do të vijojnë të qëndrojnë në punë deri në fund të muajit gusht dhe jo deri në fund të muajit qershor siç ishte parashikuar në statut.
Por drejtuesit teknikë druajnë se mos seancat gjyqësore do të shtyhen në kohë çka do të bëjë që ata të humbin vendet e punës, pasi punëdhënësit sipas tyre nuk presin përfundimin e seancave gjyqësore.
Përgatiti: Alma Demiraj