Mjekësi e përgjithshme

kor212015

Funksioni i veshkave parashikon rrezikun kardiovaskular

Një masë e lehtë e matjes se funksionit dhe të dëmit të veshkave mund të zbulojë se kush eshte në rrezik për defiçit të zemrës, për iktus ose për infarkt, njësoj si analizat e kolesterolit dhe të presionit të gjakut. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar te "The Lancet diabetes and endocrinology" me autori kryesor Kunihiro Matsushita  epidemolog te "Johns Hopkins Bloomberg school of public health". Mënyra më e zakonshme për të vlerësuar funksionin e veshkës është që të matet kreatina, një produkt i metabolizmit muskular i cili filtrohet nga veshkat. Nga kreatina mund të përftohet një formulë e caktuar, eGfr shpejtësia e filtrimit glomelural. Një test tjetër i funksionit të veshkave është albuminuria, e përdorur shpesh tek pacientët me diabet, hipertension dhe sëmundje të veshakve, e cila mat kuotën proteike të eliminuar në urinë: vlerat e larta tregojnë një dëm tek veshkat. "Nëse personeli mjekësor ka këto të dhëna, mund ti përdorin për të kuptuar më mirë rrezikun kardiovaskular të pacientëve të tyre-, vazhdon më tej epidemologu, duke theksuar se vlerat e kolesterolit  dhe të presionit të gjakut janë tregues të mirë por jo përfektë. Kërkuesit e "Chronic kidney disease prognosis consortium" të drejtuar nga Joseph Coresh, bashkautori artikullit, kanë analizuar të dhënat e 24 testeve të zhvilluar mbi 637.000 pjesmarrësish pa histori të mëparshme sëmundjesh kardiovaskulare duke përdorur vlerat e eGfr dhe të albuminurisë. Të dhënat flasin qartë: të dhënat e të dy testeve përmirësojnë shumë parashikimin  e rrezikut kardiovaskular të përgjithshëm dhe veçanërisht të defiçitit dhe të vdekjes për shkak të iktusit ose infarktit. "Mes dy testeve, albuminuria është faktori parashikues më efikas, madje edhe më shumë se kolesteroli ose presioni sistolik-, vazhdon më tej kërkuesi, duke theksuar se personat me sëmundje kronike të veshkave kanë mundësi të dyfishta për të zhvilluar sëmundje kardovaskulare në krahasim me subjektet e shëndetshëm. "Këto rezultate mund të ndihmojnë mjekët që të marrin vendimet e duhura mbi përshkrimin e disa dietave më të mira dhe më shumë ushtrime fizike ose trajtime me statinë, të cilat përdorën gjërësisht në parandlaimin kardiovaskular-, përfundojnë autorët. 

Lancet Diabetes Endocrinol. 2015. doi: 10.1016/S2213-8587(15)00040-6


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>