kor292024
Verë e sigurt. Ja, këshillat e SIPPS për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve
Me ardhjen e verës, pushimet dhe liria bëhen protagoniste të përditshmërisë tonë. Megjithatë, sezoni veror bart edhe gracka, sidomos për të vegjlit. Shoqata Italiane e Pediatrisë Parandaluese dhe Sociale (SIPPS) thekson rëndësinë e përballimit të këtyre grackave, me qëllim garantimin e një vere të sigurt për të gjithë familjen.
Viruset dhe bakteret: Rreziqet dhe parandalimi
Pavarësisht të nxehtit dhe kalimit të kohës në mjedise të hapura, viruset dhe bakteret nuk shkojnë me pushime. Liqenet, pishinat dhe aktivitetet në mjedise të hapura shtojnë rrezikun për infeksione dhe sëmundje. Më të zakonshmet, janë infeksionet e lëkurës, gastroenteritet, intoksikimet ushqimore dhe alergjitë nga pickimet e insekteve. Ja, këshillat e SIPPS për t'i përballuar ato.
Infeksionet e lëkurës
Infeksionet e lëkurës janë impetigo të shkaktuara nga streptokoku beta-hemolitik i grupit A dhe më rrallë nga stafilokoku aureal, si dhe manifestohen me flluska që zhduken brenda 4-8 ditësh. Trajtimi parashikon përdorimin e antiseptikëve dhe antibiotikëve lokalë; në rastet më të rënda, merren në konsideratë antibiotikët oralë si amoksicilina me acid klavulanik dhe mikoza kutane e shkaktuar nga kërpudhat si Trichophyton rubrum, favorizohet nga kontakti i drejtpërdrejtë dhe nga higjiena e dobët. Ajo shfaqet me njolla eritemato-squamoze me kruarje. Trajtimi lokal me kremra antimykotike është i mjaftueshëm në përgjithësi, por në rastet më rezistente, nevojitet një terapi sistemike.
Gastroenteritet dhe intoksikimet ushqimore
Gastroenteritet gjatë verës shpesh shkaktohen nga viruset (Rotaviruset, Noroviruset) dhe bakteret (Escherichia coli, Salmonela). Me qëllim parandalimin e dehidratimit, duhet të kryeni një rihidratim oral konstant, duke shmangur pijet me sheqer. Gjatë udhëtimeve në vende me kushte të këqija higjienike, këshillohet të pini vetëm ujë të ambalazhuar, duke shmangur perimet e gjalla dhe frutat e qëruara, si dhe duke preferuar ushqimet e ziera mirë.
Salmonelozat, të shpeshta gjatë të gjithë vitit, transmetohen përmes produkteve shtazore të kontaminuara. Simptomat si diarreja, të vjellat dhe dhimbjet abdominale kërkojnë kujdes dhe një hidratim të duhur.
Alergjitë nga pickimi i insekteve
Pickimet e bletëve, grerëzave dhe mushkonjave mund të shkaktojnë reaksione të lehta-të rënda, si shoku anafilaktik. Me qëllim parandalimin e pickimeve nga mushkonjat, shmangni daljen gjatë perëndimit, mbulohuni mirë dhe përdorni solucione kundër insekteve. Në rast pickimi, pomadat antihistaminike lehtësojnë simptomat; në rastet më të rënda, nevojitet administrimi i adrenalinës.
Pickimet e meduzës dhe kandilave të detit
Pickimet e meduzave shkaktojnë dhimbje djegëse dhe kruajtje intensive. Pas pickimit, dezinfektojeni vendin me ujë deti dhe bikarbonat. Pickimet e kandilave shkaktojnë dhimbje intensive; vendosja e këmbës poshtë rërës së nxehtë ose ujit që zien, mund të lehtësojë dhimbjen.
Goditjet nga dielli dhe nxehtësia
Goditja nga dielli dhe nga nxehtësia janë rreziqe serioze për fëmijët. Shmangia e ekspozimit në orët më të nxehta dhe mbrojtja e kokës janë thelbësore. Simptomat si temperatura, dhimbja e kokës dhe të përzierat kërkojnë kujdes dhe hidratim të menjëhershëm.
Rekomandimet e ekspertëve
"Një stil jete i shëndetshëm dhe respektimi i këshillave të ekspertëve janë thelbësore", pohon presidenti i SIPPS, Giuseppe di Mauro. Pediatria është gjithmonë pika e referimit për këshilla të sakta dhe të personalizuara. Me anë të këtyre rekomandimeve, SIPPS i fton njerëzit të kalojnë një verë të qetë, duke mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe të gjithë familjes.